Basha: Krimi në Shqipëri unik, Rama-Tahiri të lidhur me bandat

Shqipëria

Basha: Krimi në Shqipëri unik, Rama-Tahiri të lidhur me bandat

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 15:36

Krimi në Shqipëri është unik, i pakrahasueshëm, sepse Kryeministri e ministri i Brendshëm janë kërthizëlidhur me bandat, me Shullazët me Habilajt, me Hakmarrjen për Drejtësi. Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat, ndërsa theksoi se PD nuk fajëson në asnjë rast policinë. Por, sipas Bashës, ajo që kërkohet është ndalja e burimit kryesor të krimit, i cili është lidhja e tij me Qeverinë.

“Thirrja në ndihmë e ngjarjeve në Gjermani për të justifikuar krimet e tmerrshme në Shqipëri, është perversitet i skajshëm. Krimi në vendin tonë është unik, i pakrahasueshëm, sepse Kryeministri e ministri i Brendshëm janë kërthizëlidhur me bandat, me Shullazët me Habilajt, me Hakmarrjen për Drejtësi.

Partia Demokratike për asnjë rast nuk fajëson policine, burrat dhe gratë me integritet që gjenden në detyrë, dhe as nuk pretendojmë në një shoqëri idilike pa konflikte e tension. Ajo cfare duam është të ndalet burimi kryesor i ekzekutimeve, gjobvënies, grabitjeve dhe i pasigurisë, qe është lidhja e krimit me qeverine.

Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend se kur kryeministri dhe ministri i Brendshëm bashkëqeverisin me banda kriminale”, theksoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat