Masat e sigurisë, Policia e Tiranës plan të veçantë për fundjavën

Shqipëria

Masat e sigurisë, Policia e Tiranës plan të veçantë për fundjavën

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 14:13

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të veçantë masash gjatë fundjavës për rritjen e parametrave të sigurisë. Në zbatim të planit të masave janë angazhuar Sektori Kundër Narkotikëve e Trafiqeve të Paligjshme, Sektori për Krimin Ekonomik, Shqiponjat, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme.

Në ketë kontekst gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit nga Policia Rrugore duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur 4 drejtues mjetesh.

Gjithashtu janë pezullar 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik.Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se u ndëshkuan 21 drejtues mjetesh për dalje në komision dhe janë bllokuar 2 automjete për mungesë dokumentash.

Kontrolle të shumta janë zhvilluar nga Shqiponjat e Patrullat e Përgjithshme. Gjatë kontrollit është arrestuar në flagrancë shtetasi L.Rr , pasi ai duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip Porsch, nuk i ka ndaluar pikës së kontrollit duke u largua me shpejtësi shumë të madhe duke rrezikuar edhe jeten e punonjësve te policise ne pikën e kontrollit.

Pas 45 minutash ndjekie nga Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor e Patrullat e Pergjithshme u be kapja dhe arrestimi i tij, si dhe bllokimi i automjetit.

Gjithashtu Shqiponjat e Patrullat e Pergjithshme në orët e para të mëngjesit kanë parandaluar përshkallëzimin e nje konflikti të çastit mes disa të rinjve në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 18 persona.

Krimi Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Tatimore dhe Inspekoriatin e Punës gjatë orëve të vona të natës kreu një sërë kontrollesh në lokalet e natës në kryeqytet, "Për rritje e efikasitetit të punës me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmrisë dhe informalitetit".

Janë kontrolluar rreth 20 lokale nate dhe janë gjobitur 13 prej tyre për shkelje si:

- Punonjës të pa rregjistruar të punësuar në lokale.

-Mos dhënie të kuponit tatimor klientëve.

Edhe gjatë mbrëmjes së sotme do vijojnē kontrollet me të njëjtin intensitet për rritjen e parametrave të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat