Blushi: Rama një nga kandidatët, s’i takon të caktojë do ketë apo jo zgjedhje

Shqipëria

Blushi: Rama një nga kandidatët, s’i takon të caktojë do ketë apo jo zgjedhje

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 14:13

Deputeti socialist Ben Blushi, i cili prej kohësh është një nga kritikët më kryesore të Ramës brenda partisë, nga Kukësi ka folur për zgjedhjet e kryetarit të ri të partisë.

Në një takim për emigrimin, nga Kukësi, Ben Blushi ka deklaruar se vërtet Edi Rama është një kandidat për kryetar, por nuk i takon atij të caktojë nëse do të ketë apo jo zgjedhje në parti.

“Rama është një nga kandidatët, por nuk i takon të caktojë do ketë apo jo zgjedhje. Rama nuk e ka të drejtën të caktojë kush do jetë kandidat, kush numëron votat. Sipas statutit në fuqi ka kongres, që do të thotë ka edhe zgjedhje në PS. Zgjedhjet nuk i cakton ai që është kandidat”, ka deklaruar Blushi.

“Ata që kanë thënë se nuk ka zgjedhje, kanë gabuar, për mua është një gafë”, është shprehur Ben Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat