Ristani: Reforma në drejtësi, në rrugën e duhur

Shqipëria

Ristani: Reforma në drejtësi, në rrugën e duhur

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 14:08

PD-ja dhe PS-ja kanë rënë dakord për reformën në drejtësi dhe janë pajtuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, gjatë përkujtimit të 25-vjetorit të PD-së në qytetin e Burrelit.

Megjithatë, për Ristanin zgjidhja e vetme për të shpëtuar nga qeverisja aktuale është bindja e popullit për zgjedhje të parakohshme.

Deputeti i PD-së thekson se kjo është e vetmja mënyrë që vendi të shkojë drejt stabilizimit, pasi qëllimi i vetëm i Ramës është të kapë drejtësinë.

Në 25-vjetorin e themelimit të PD-së në Mat morën pjesë disa deputetë të djathtë të qarkut Dibër, si dhe themelues të kësaj partie në vitin 1991.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat