Materniteti i Lezhës, PD, Albina Deda: Mungojnë ilaçet më elementare

Shqipëria

Materniteti i Lezhës, PD, Albina Deda: Mungojnë ilaçet më elementare

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 13:51

Deputetja e PD, mjeke në profesion, Albina Deda ka inspektuar maternitetin e Lezhës, ku konstatoi gjendjen e amortizuar të tij. Sipas deputetes së PD, nuk mund të flitet për shëndetësi falas, në kushtet kur mungojnë dhe ilacet më elementare.

Skandaloze e ka cilësur gjendjen në maternitetin e Lezhës deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, mjeke në profesion. Teksa inspektoi nga afër ambientet e brendshme tha se se nuk ka shendetësi falas, ndërsa vërehet mungesë e ilaceve më elementare, të cilët e pranojnë edhe vetë mjekët që shërbejnë aty.

Albina Deda,deputete e PD-së: Është një situatë mjerane, mungojnë medikamentetet. Pacientët dhe familjarët e pacientëve të gjitha medikamentet që duhen në maternitet i blejnë.

Për demokratët përgjegjës për këtë situatë është kryeministri dhe Ministri Beqaj.

Albina Deda,deputete e PD-së: I bëj apel Ramës që sot ka qenë në Berat, të spostojë shoun e tij në veri, sepse e ka harruar premtimin për shëndetësi falas në veri. Është gjendje mjerane në të gjitha spitalet e veriut. Të marrë edhe shokun e tij Beqe dhe të inspektojë spitalet.

Spitali rajonal i Lezhës mbulon nevojat në të gjithë qarkun, përfshirë dhe zonat e thella të Mirditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat