Bashkëpunimi në fushën e turizmit, nënshkruhet marrëveshja mes Bashkisë së Pogradecit dhe komunave të Strugës dhe Ohrit

Shqipëria

Bashkëpunimi në fushën e turizmit, nënshkruhet marrëveshja mes Bashkisë së Pogradecit dhe komunave të Strugës dhe Ohrit

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 11:20

Bashkia e Pogradecit dhe Komunat e Strugës dhe Ohrit nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në Ëismar të Gjermanisë për të rritur bashkëpunimin në fushën e turizmit, ruajtjen e mjedisit si dhe shfrytëzimin e të gjitha resurseve e vlerave të Liqenit të Ohrit duke marrë për bazë modelin gjerman.

Kryetari i Bashkisë Eduart Kapri, homologu i tij i Komunës së Strugëz, Ziadin Sela dhe përfaqësues të komunës së Ohrit ishin pjesë e një organizimi të zhvilluar në Ëismar nga organizatat Christlicher Hilfsverein Ëismar dhe Konrad-Adenauer-foundation. Memorandumi që nënshkrohet për herë të parë do të pasohet nga një marrëveshje më e gjerë bashkëpunimi mes 3 bashkive në muajin mars.

Të 3 bashkitë do të angazhohen për projekte të përbashkëta për të rritur turizmin dhe shkëmbimet mes tyre.

Kapri deklaroi se ky memorandum do të ketë modelin gjerman si mbështetje. “Unë shpreh vullnetin që ky proces të finalizohet me sukses duke e parë si një mundësi konktrete për shkëmbime mes 3 bashkive e në veçanti për turizmin”, tha Kapri.

Kryebashkiaku i Pogradecit takoi edhe kryetarin e Bashkisë së Ëismarit Thomas Beyer ku diskutuan për bashkëpunime dypalëshe e në veçanti në finalizimin e një binjakëzimi mes dy bashkive. Bashkia e Ëismarit është një nga qytetet më të vjetra gjermane që mbrohet nga UNESCO, ç’ka për Kapri është një model i shkëlqyer për Pogradecin për ta pasur si model. Ëismari ka pothuaj të njëjtën popullsi sa Pogradeci por me një potencial të madh ekonomik duke pritur me qindra mijëra turistë. Kapri pati mundësi të njihet me industrinë e qytetit si ai i ndërtimit të anijeve por edhe me shërbimet bashkiake të Ëismarit.

Kryebashkiaku Kapri zhvilloi edhe takime me disa investitorë gjermanë të cilët i ftoi të vizitojnë Pogradecin dhe të nisin projekte investimi veçanërisht në turizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat