Programi i nxitjes së punësimit, ja çfarë përfitojnë punëdhënësit

Shqipëria

Programi i nxitjes së punësimit, ja çfarë përfitojnë punëdhënësit

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 11:13

Çdo punëdhënës që trajnon të rinj nën moshën 30 vjeç, të cilët kanë përfunduar studimet “Bachelor” apo “Master” sipas fushës së diplomimit, do të mund të përfitojë nga shteti 22 mijë lekë në muaj përgjatë gjithë periudhës së trajnimit.

Ky vendim i marre nga Këshilli i Ministrave ka për qëllim nxitjen e punësimit të të rinjve përmes formimit në punë.

Po ashtu, sipas vendimit, zyra përkatëse e punësimit do të financojë punëdhënësin në masën 10.000 lëkë në muaj për trajnim, për çdo person, për një periudhë 3-mujore dhe me financim mujor në masën e sigurimeve të detyrueshme shëndetësore e shoqërore mbi pagën 25 000 lekësh për 9 muaj, me kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 15 muaj.

Një tjetër përfitim për këta punëdhënës është fakti se për çdo punëkërkues të papunë përfshirë sipas këtij programi, do të merren 4 paga në vlerë e 25 000 lekë në muajin e tretë e të katërt dhe në muajin e tetë dhe të nentë të kontratës.
Sakaq, për të aplikuar për këtë program, punëdhënësit duhet të paraqesin pranë zyrës përkatëse të punësimit një sërë dokumentesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat