Administratorët e pallateve, Bashkia do të nisë çertifikimin dhe liçensimin

Shqipëria

Administratorët e pallateve, Bashkia do të nisë çertifikimin dhe liçensimin

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 23:10

Duke nisur nga ky muaj Bashkia e Tiranës do të nisë çertifikimin dhe liçensimin e administratorëve të pallateve.

Veliaj: Duke filluar nga ky muaj, ne do të nisim licencimin dhe certifikimin e administratorëve të pallateve në qytetin e Tiranës, që jo vetëm të marrin çdo raportim por deri në nivelin e apartamentit, shkallës dhe pallatit ne të kemi një pikë kontakti të licencuar nga Bashkia e Tiranës, si një administrator i përgjegjshëm që jo vetëm paguhet për të bërë atë punë por edhe jep llogari.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se në rast se do të ketë konflikte mes banorëve dhe administratorëve nga motive të thjeshta si lënia e mbetjeve në shkallë e deri tek çështjet e pronësisë, do të kërkohet ndërhyrja e strukturave të Bashkisë për të zgjidhur situatën.

Veliaj: Nëse administratori i pallatit nuk zgjidh dot çështje banale, si një njeri i papërgjegjshëm që lë plehra në ashensor, dikush që nuk do të paguajë kontributin për ashensorin se thotë, unë jetoj në kat të dytë dhe iki me këmbë e shmangem nga detyrimet e mia, si disku tjetër që ndot apo zapton dhe nxjerr lokalin e vet aty ku luajnë fëmijët e gjithë pallatit. Unë e di që Bashkia sado e sofistikuar të bëhet dhe sado mundësi financiare të ketë, që sot nuk i ka në fakt, nuk mundet që të mikromenaxhojë çdo situatë, ndaj edhe kjo është një zgjidhje që ne të përdorim teknologjinë për të marrë feedback nga komuniteti. Por sigurisht që të kemi edhe struktura, duke nisur nga bashkia qendrore, të 24 njësitë, tek ndërlidhësit e komunitetit që menaxhojnë blloqe më të mëdhenj bashkë me administratorin dhe deri tek administratori i pallatit, për të pasur një shtrirje kapilare të raportimit, por edhe zgjidhjes së problemeve në kohë reale.

Administratorët e pallatit do të raportojnë për problematikat në njësitë vendore, gjë e cila parashikohet edhe nga ligji i bashkëpronësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat