Informacioni i Hartës Dixhitale të Venddepozitimeve të Mbetjeve tashmë në ASIG

Shqipëria

Informacioni i Hartës Dixhitale të Venddepozitimeve të Mbetjeve tashmë në ASIG

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 17:47

Pas prezantimit të hartës së parë dixhitale dhe interaktive të venddepozitimeve ekzistuese të mbetjeve të ngurta urbane, MZHU në bashkëpunim me ASIG, tashmë ka përfshirë dhe integruar informacionin mbi venddepozitimet e mbetjeve të ngurta urbane edhe në Gjeoportalin e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor http://geoportal.asig.gov.al/Map.aspx?lang=EN

Harta evidenton situatën mbi venddepozitimet ekzistuese në territorin e vendit. Informacioni është publik për gjithë aktorët e mundshëm si institucione qendrore e lokale, donatorë, investitorë, zhvillues dhe qytetarë.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Urban, harta shfaqet e plotë në rubrikën Harta Dixhitale e Venddepozitimeve të Mbetjeve, por mund të gjendet edhe në adresën http://mbetjet.zhvillimiurban.gov.al/.

Në vijim, harta do të përdoret si një mjet planifikimi për përcaktimin e njollave ku synohet të ndërtohen landfillet e reja dhe për ndjekjen e zhvillimeve në terren në sektorin e mbetjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat