Përfaqësues të opozitës takim me banorët e Bishanit, Fitores dhe Plazhit të Vjetër, në Vlorë

Shqipëria

Përfaqësues të opozitës takim me banorët e Bishanit, Fitores dhe Plazhit të Vjetër, në Vlorë

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 17:44

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Vlorës dhe disa drejtues të Departamenteve të PD-së, takuan banorë të zonave të përmbytura të cilët ende nuk kanë kaluar pasojat e reshjeve dhe ende nuk kanë marrë asnjë shpërblim nga qeveria.

Përfaqësuesit e opozitës panë nga afër situatën në plazhin e vjetër në Vlorë, si edhe në fshatrat Bishan dhe Fitore.

Fshatrat Bishan dhe Fitore u përmbytën nga dalja e Vjosës në Shkurt të vitit 2015 dhe shumë prej tyre nuk kanë sistemuar ende shtëpitë.

Përfaqësuesit e PD diskutuan për gjendjen e rëndë të banorëve, për papërgjegjshmërinë e qeverise, dhe u angazhuan që këshilltarë bashkiak të protestojnë për këtë gjendje.

Këshilltarët bashkiake të PD në Vlorë do kërkojnë që qeveria të mbajë përgjegjësitë e saj dhe të kompensojë dëmet ndaj këtyre familjeve në vështirësi ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat