Mbi 186 milionë lekë të reja për ndërtimin e Ujësjellësit të Kukësit

Shqipëria

Mbi 186 milionë lekë të reja për ndërtimin e Ujësjellësit të Kukësit

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 17:41

Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu priti sot Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizimeve, Ardian Alushi.

Në këtë takim u bë e ditur nisja e fazës së dytë të punimeve për ndërtimin e Ujësjellësit të Kukësit.

Kryetari Shehu theksoi se ky investim që nis sot do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin dhe 14 fshatra.

Shehu duke e vlerësuar si moment të shumë të rëndësishëm fillimin e punimeve u shpreh se “kjo fazë e punimeve do të shfrytëzojë të gjitha burimet për të sjellë ujë maksimalisht në çesmat e banorëve kuksianë.

Vlera e këtij investimi kap shifrën e mbi 186 milionë lekë të reja dhe afati i përfundimit të punimeve është 12 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat