Koordinimi i koalicionit qeveritar/Rama, Meta dhe Idrizi takohen në vilën 30. A po përgatitet Kryeministri për ndryshime në Qeveri?

Shqipëria

Koordinimi i koalicionit qeveritar/Rama, Meta dhe Idrizi takohen në vilën 30. A po përgatitet Kryeministri për ndryshime në Qeveri?

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 17:20

(E plotësuar) Kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi kanë nisur një takim në vilën 30 në Tiranë, duke iu rikthyer në këtë mënyrë takimeve të mëparshme të drejtuesve të koalicionit qeveritar. Mësohet se në këtë takim janë të pranishëm gjithashtu kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci, si dhe ministrat Sajmir Tahiri dhe Arben Ahmetaj.

Në qendër të takimit është koordinimi mes 3 partive që bëjnë pjesë në koalicionin qeverisës, por edhe situate ekonomike në vend si dhe disa nga cështjet më të debatueshme së fundmi në politikën shqiptare. Burime nga koalicioni shprehen se takimi është inicuar nga Kryeministri Rama, ndërsa kërkohet një koordinim me dy partitë e tjera aleate, PDIU dhe LSI qoftë për Byronë Kombëtare të Hetimit ashtu edhe për Reformën në Drejtësi.

Takimi vjen në një kohë kur nga LSI ka rinisuar kërkesa për impulse të reja në qeverisjen e vendit, ndërsa PDIU kërkon një post ministror në kabinetin Rama. Në anën tjetër Kryeministri duket në një situatë aspak të favorshme pasi disa nga ministrat e tij ndodhen nën akuzat e vazhdueshme të opozitës për shkelje në tendera apo koncensionet e dhëna.

Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë, Sajmir Tahiri, ministër i Brendshëm dhe Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës, momentalisht janë ministrat më të akuzuar nga opozita, por edhe pjesëtarët e kabinetit që kanë më pak mbështetje për të mos thënë aspak nga partneri kryesor i PS-së në qeverisje, LSI. Duket se Rama po tenton të fitojë kohë me ndryshimet në kabinetin qeveritar, edhe pse të paktën publikisht ai ka mohuar vazhdimisht se përbërja e Qeverisë do të ndryshojë.

Nis takimi koordinues PS-LSI për qeverisjen

Një takim koordinues për qeverisjen ka nisur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, në vilën qeveritare.

Kryeministri Rama shoqërohej nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministri i i Zhvillimit dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.

Në takimin e përjavshëm, ka mbërritur edhe kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Mendohet se temë kryesore e diskutimit do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit, por edhe çështje të ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat