Rama në Berat: Reformim organizatave socialiste, ti japin hapësirën e duhur problemeve të komunitetit

Shqipëria

Rama në Berat: Reformim organizatave socialiste, ti japin hapësirën e duhur problemeve të komunitetit

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 13:42

Kryeministri Edi Rama, njëherëz Kryetar i Partisë Socialiste, kërkoi nga qyteti i Beratit, reformimin e organizatave socialiste me qëllim dhënien e hapësirës reale për problemet e komunitetit që mbulojnë. Ndërsa e konsideroi këtë process si mjaft të rëndësishëm, Rama tha se probleme të organizatave që nuk reflektojnë politikën tonë të qartë të barazisë gjinore, organizata pa gra, pa vajza, nuk mund të jenë organizata të PS-së. Sipas tij, kjo është një parti që betejën për barazinë gjinore e ka pjesë të mënyrëns së vet të të qënit.

“Të gjitha këto e të tjera që janë rreshtuar si probleme janë adresuar në këtë proces e do vazhdojnë të adresohen. Për ne është e rëndësishme që organizata të jetë hapësira reale e përfaqësimit të interesave dhe shqetësimeve të komunitetit ku ajo organizatë vepron.

Aty të jenë përfaqësuar sa më shmë ndjeshmëri. Kemi hasur dhe problemin e ngushtimit të hapësirës së diskutimit në një organizatë vetëm tek kush u fut në punë në shtet e kush jo. Ndërkohë që duhet zgjeruar me kurajo dhe me këmbëngulje hapësira për njerëzit e punës, për ata që punojnë jo vetëm në shtet”, tha Rama.

Rama theksoi se është një forcë politike në proces reformimi të vendit dhe të vetvetes.

“Jemi një forcë politike që është krijuar për të reformuar dhe që ka domosdoshmërinë që në këtë fazë historke për vendin, reformash të mëdha, të rireformojë dhe vetveten. Do të arrijmë objektivin që në 25-vjetorin e krimit të PS-së në qershorin e këtij viti ne faktikisht të kemi dyfishuar numrin tonë të anëtarësisë”, ka thënë Rama.

Në këtë kuadër ai shtoi se nuk kemi kohë për të humbur dhe asnjë të drejtë të ngurrojmë në çuarjen përpara të reformave, dhe t’i trembemi kostove të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat