Veliaj: Me aplikacionin e ri, Tirana ndër qytetet më të zgjuara në Ballkan

Shqipëria

Veliaj: Me aplikacionin e ri, Tirana ndër qytetet më të zgjuara në Ballkan

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 13:36

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot aplikacionin “Tirana ime”. Në fjalën e mbajtur, Veliaj deklaroi se aplikacioni në fjalë do të jetë një ndihmë e madhe jo vetëm për bashkinë, por edhe për qytetarët. Kryebashkiaku theksoi se me këtë aplikacion, Tirana do të jetë ndër qytetet më të zgjuara të Ballkanit.

“Me aplikacionin ‘Tirana ime’, ne jemi ndër qytetet më të zgjuara në Ballkan. Ky aplikacion vepron në kohë reale dhe duhet të merret si mundësi dhe jo si problem. Aplikacioni Tirana ime është në shërbim të qytetarëve”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se me teknologjinë e re do të shkurtohet kohë, pasi është e pamundur t’u përgjigjesh ankesave të afro 1 milion banorëve. Ndër të tjera, Veliaj deklaroi: “Certifikim administratorëve të pallateve. Tirana është më e pastër se para 6 muajsh, por ne duam që ajo të jetë më e pastër. Unë e di që nuk do i zgjidhim të gjitha problemet në një vit, por ndoshta dhe jo brenda një mandati”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat