Tarifat e reja, avokatët vijojnë grevën/Halimi: Protesta e drejtë, e mbështesim

Shqipëria

Tarifat e reja, avokatët vijojnë grevën/Halimi: Protesta e drejtë, e mbështesim

Nga: Gjergj Koja Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 13:36

Avokatët vijojnë protestën e tyre kundër tarifave të reja të sigurimet shoqërore për profesionet e lira, duke bojkotuar proceset gjyqësore. Ata e cilësojnë të papërballueshëm tarifën prej 26 mijë lekësh në muaj, ndaj e kanë çuar çështjen në Kushtetuese.

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë në Shkodër Gjovalin Ulndreaj vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave lidhur me ligjin e sigurimeve për profesionin e avokatit. Sipas tij pagesa është e papërballueshme për rreth 98% të avokatëve, ndërsa shton se për këtë çështje do shprehet kushtetuesja.

“Ky ligj do t’i drejtohet gjykatës kushtetuese si anti- kushtetuese. Na akon rreth 262 mijë lekë të paguajmë sigurime shoqërore. Të për paktën 98% të avokatëve është e parealizueshme të paguhet kjo tarifë duke patur parasysh se ka dhe pagesa të tjera përsa i përket bashkisë, zyrave”, tha ai.

Bojkotit të avokatëve në Shkodër, i janë bashkuar edhe ato të Fierit. Sipas kreut të Dhomës së Avokatisë Fier Zenun Hajdërmataj ditën e hënë do të bojkotojnë të gjitha çështjet gjyqësore, përveç rasteve të masave të sigurisë.

“Këshilli drejtues i dhomës kombëtare ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese për kundërshtimin e vendimit të ministrave. Është një tarifë shumë e papërballueshme për kushtet aktuale duke patur parasysh se i gjithë vendi është në një situatë të vështirë ekonomike. Po të shohësh mënyrën se si po punohet dhe si po veprohet është shumë e papërballueshme”, tha Hajdërmataj.

Të hënën avokatët në të gjithë vendin pritet të bojkojtojnë gjyqet si protestë ndaj vendimit të qeverisë për rritjen e tarifës së sigurimeve shoqërore për profesionet e lira.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka mbështetur protestën e 8 shkurtit të avokatëve të Shqipërisë, të cilët janë kundër rritjes së detyrimeve për sigurimet. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Eduard Halimi tha se rritja e detyrimeve për sigurimet për këtë kategori është 4 herëm më shumë.

“Partia Demokratike e konsideron të drejtë protestën e avokatëve ne gjithë Shqipërine dhe mbështet kërkesat e tyre, si të ligjshme e kushtetutese.

Vendimi i qeverisë për të caktuar ajo pagën minimale të avokatëve sjell rritjen disa herë të barrës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore, cka është arbitrare, armiqësore, dhe në kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit.

Kjo barrë që Edi Rama ka vënë mbi profesionistët e lirë, është rrënuese per mbi 3000 avokatë efektive por veçanërisht mbi avokatët e rinj që sapo kanë nisur punën, çka e bën të pamundur për ta ushtrimin e profesionit.

Rritja e detyrimit per sigurimin shoqëror e shëndetësor deri në 4 herë më shumë, do të bëjë që 60% avokatëve të paguajnë deri në 300 mijë lekë në muaj sigurime, ndërsa 40% deri në 250 mijë lekë në muaj, pavarësisht nëse kanë pasur ose jo të ardhura. Caktimi i pagës për profesionet e lira, që nuk kanë lidhje me shtetin, është e drejtë e tyre kushtetutese.

Kjo masë tinzare dhe arbitrare e qeverisë, tregon urrejtjen e Edi Ramës për shtresën e mesme të shoqërisë dhe prek 23 profesione të lira, si avokatët, inxhinierët, dentistët, mjekët, dhe të gjithe profesionet e tjera ditë pas dite.

Rritja arbitrare që qeveria ka përcaktuar me masën e qerasë për zyrat, sipas interesit të saj dhe jo sipas tregut, duke ua dyfishuar këtë tarifë profesioneve të lira përmes çmimeve të references, jashtë cdo llogjike ekonomike, është një padrejtësi tjetër që me të drejtë avokatët e kundërshtojnë.

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e profesioneve të lira dhe i inkurajon avokatet, si njerëz të ligjit, që të mbrojnë të parët të drejtat kushtetutese, për vete dhe profesionet e tjera të lira në Shqipëri, inkurajon ata të shkojnë deri në mosbindje civile, përballë kësaj qeveria e kryeministri që nuk sheh dhe nuk dëgjon kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Ne nuk do të pranojmë kurrë masa të tilla, taksime të tilla, që tregojnë inat e armiqësi, për këtë shtresë të shoqërisë që e nxjerr vetë bukën e gojës.
Ne jemi të angazhuar dhe do të shfrytëzojmë çdo mjet që profesionet e lira të çlirohen nga këto masa skandaloze të Edi Ramës, që ata të kenë kushtet për taksim të drejtë, të ndershëm e për ta ushtruar profesionin e tyre me dinjitet”, tha Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat