Berisha: Rama i kapur nga “kosovofobia”, servil i Beogradit

Shqipëria

Berisha: Rama i kapur nga “kosovofobia”, servil i Beogradit

Nga: Gjergj Koja Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 18:32

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka përshëndetur rezolutën për Kosovën të miratuar ditën e sotme nga Parlamenti Europian. Duke folur në seancën e Kuvendit, Berisha tha se vetëm në Shqipëri mund të ndalosh flamujt në një ndeshje. Sipas tij, Rama dhe qeveria është e kapur nga “kosovofobia dhe bëjnë servilin e Beogradit”.

“Shfrytëzoj rastin rezolutën e PE për Kosovën, që i jep një mbështetje të fuqishme, Kosovës në përpjekjet e saj për zhvillim, integrim, konsolidim të shtetit ligjor. Konfirmon mbështetjen dhe të mos harrojmë se në një hark të shkurtër 1 mujor ky është votimi i dytë historik për Kosovës pas MSA dhe tani një rezolutë që mbështet heqjen e vizave dhe dënon qëndrimet oskurantive të Serbisë ndaj Kosovës.

Me këtë rast më duhet të them se të denoncoj dhe këtë qeveri që manifeston dhe manifeston një kosovofobi dhe e bën për servilitetin ndaj Beogradit dhe genuiditetin se e pashë në disa fytyra këtu para meje që u çuditën me këtë që thashë. Sesi mund të ndalosh flamujt e Kosovës kur luante Kombëtarja, por këtë e bëjnë ata që nderojnë Bregoviçin?
Si mund të shpjegohet që hiqen ambasadat që jua them haptas, u hapën me qëllimin më kryesor për të ndikuar sadopak në njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Si mund të shpjegohet se nuk merret asgjë në nismën rajonale nuk ka asnjë projekt të vetëm Shqipëri-Kosovë?

Projektet dërgohen në drejtime të tjera kur ato janë projektet më fizibël, më të leverdishme, jo vetëm për Kosovën e Shqipërisë por gjithë rajonin.

Si shpjegohet që Shqipëria nuk merr asnjë projekt në Vjenë? Se shkon me paranojën enveriste do tu jap mend sa filluan ta tallin kolegët? Pse duhet të japin kolegët e nderuar projekte për një njeri si ky?
Fatmirësisht shqiptarët nuk u përjashtuan. Kosova përfitoi 5 projekte, kurse Shqipëria paranojën e Edi Ramën. Për të mos thënë Zoti e ruajt Kosovën nga falangat e sigurimit të shtetit”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Replikat
Berisha:
Mashtrimi dhe trillimi është arma gjenetike e juaj dhe këtë u nxore shqiptarëve këtu, mjerim.Fole për Kosovën, e vërteta është se Kosova ju detyrohet ju në dy dështimet e saj ndërkombëtare të lidhura imtësisht me diplomacinë shqiptare dhe përfaqësimin shqiptar.Kjo është ajo çfarë ju i dhuruat Kosovës gjatë dy vite të qeverisjes suaj. E them dhe njëherë, asnjë vend, asnjë njohje të re nuk keni shtuar në dy vjet dhe kaq të diskretituar sa jeni ju këshilloj të mos loboni se vetëm e dëmtoni. Përmende takimet, logo dhe foto ju jeni të vetmit për të nxjerrë, por problemi është se samiti strategjik që unë si takim e përshëndeta në Prizren, u katandis kokoshi në thelë me 200 mijë euro për maternitetin e Preshevës. Ju keni defiçit të lindur në çështjen kombëtare sepse trashëgoni tradhëtinë e paraardhësve tuaj ndaj saj.

Përmende Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën. Ish-Ministri i Jashtëm i asaj kohe Haxhinasto që e keni tani Ministër në një detyrë tjetër në një kryeqytet baltik në Samitin e OSBE, natyrisht i autorizuar dhe nga unë, hoqi veton për bashkëkryesimin me Zvicrën me kërkesën e fortë të Presidentes së Zvicrës për Serbinë, me kushtin e njohjes së diplomave për studentët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Deri tani uth e plluq në të katër anët, kjo nuk ka ndodhur. Sot studentët që diplomohen në Tiranë detyrohen të largohen se nuk ushtrojnë dot profesionin në Preshevë se autoritetet e Beogradit nuk njohin diplomat e Shqipërisë. Sa i përket takimeve multilaterale, e di si ja bën ti apo jo? Ja bën si ajo miza që ka hipur mbi shpinë të buallit dhe mendon se tërheq karrocën.

Ajo ka qenë një diktat i BE ndaj Serbisë, është një nga pikat e marrëveshjes së Brukselit, mëso dhe mos gënje këtu.E turpshme, është pikë kryesore e marrëveshjes së Brukselit ku Serbia zotohet se nuk do të pengojë Kosovën në aktivitetet rajonale, e vërteta është që në terësi edhe e pengonte edhe se pengonte, por Brukseli i tregoi kartonin e kuq. Ti kujton se tërheq qerren, qerren e tërheq bualli jo ti. Mburresh pa asnjë lloj merite. Duhet të mësosh se injoranca nuk është kurrë argument, se korridori adriatiko-jonian, Lubianë-Athinë, të paktën unë dhe Namik Dokle 30 vjet më parë e kemi dëgjuar.Është një projekt kaq i vjetër mor djalë.Është përmendur para të gjitha korridoreve dhe tani del se e ka shpikur Edvin Kristaq Rama.A mund të nxjerrë njeriu mufka të tilla injorance?

I ndërhyn Beqaj gjatë fjalës.

Berisha: Mbylle gojën tani, budalla.
Sa i përket projekteve po Kosova ka marrë pesë projekte dhe më bëhet shumë qejfi pa diskutim.Unë jam absolutisht për lidhjet me Malin e Zi, Maqedoninë e me radhë, por lidhjet më vizibël, më të rëndëishme, më ekonomike, është lidhja hekurudhore Tiranë-Prishtinë.

Lidhja më kryesore për Prishtinën, Durrësin, Vlorën, Shqipërinë, për ata që nuk rrinë gjithë ditën të mendojnë sesi të vjedhin dhe pasurohen vetë, por mendojnë sesi zhvillohet ky vend.Lidhja hekurudhore me Maqedoninë është e një rëndësie shumë të madhe. Se plotëson një lidhje që shkon deri në Pekin.

Ndërgjegjia duhet të vrasë ty po s’ke ndërgjegje, se Kosovës në dy nisma i keni luajtur një rol jashtëzakonisht negativ. Mburresh për takimin, por kjo është gjëja më normale.Por tani të them një gjë, mësoje pak.Partneritetin e parë strategjik ju e shpallët me Turqinë. Kur e bëri synet kryetarin tuaj politik dhe jo fizik dhe doli sikur zbuloi Amerikën, Turqia është një vend mik padiskutim , por të mendosh që të jetë poli kryesor politik i Shqipërisë është absurde.

Blushi: Sikur kjo biseda jote të regjistrohej e të zbardhej mbas 20 vjetësh ata do e komentonin: ja si fliste një otoman komunist.Ke folur komplet si otoman komunist përsa i takon politikës së jashtme. Otoman komunist je.Tani po na tregon ti si e ke bërë politikën e jashtme në 20 vjet? Se me Greqinë ishim në konflikt në ’97-ën. Erdogani të tha “frikacak” para 4 vjetësh. E mban mend apo jo? Se i dhe fjalën për të votuar për Turqinë apo jo? E gënjeve, të tha frikacak në telefon.Në Kosovë i përçave ata. Partinë Klasike të shqiptarëve në Maqedoni e përçave në vitin ’95 dhe akoma nuk po bashkohen.Pra mos fol për politikë të jashtme.

Berisha:Ti përmende disa marrëdhënie, gabove dhe nuk e di nëse gënjeve me dashje apo pa dashje.Fole për Greqinë, po ka një histori për marrëdhëniet me Greqinë. Ka një akt terrorist në Peshkëpi. Nga ato marrëdhënie u kalua tek traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, u firmos në Tiranë, u ndërtua tullë pas tulle, përpjekje pas përpjekjeve dhe u arrit në një traktat miqësise të cilin o Blush pas kaq e shumë vitesh autorët e zero problemeve e nxorën më në fund dhe e cituan, madje thanë se do jetë bazë për marrëdhëniet por do i bëjmë dhe amendime. Se cilat kanë qenë marrëdhëniet dhe cilat janë po ta them këtu. Ka një seri problemesh por është në detyrën e diplomacisë dhe politikës shqiptare të përpiqet me seriozitetin më të madh për të zgjidhë dhe çuar përpara problemet dhe jo për të thënë zero probleme.

Sa i përket Presidentit të Turqisë, nuk kam dëgjuar që ka thënë më ka premtuar, nëse e ka thënë ka thënë një të pavërtetë të madhe. Kam pas gjysëm orë bisedë telefonike me të, i kam thënë zotëri: Unë, pasi i kisha bërë të qartë që nuk e bëj Shqipërinë shtojcë në politikën jashtme të Lindjes së Mesme të Turqisë, fullstop.Shqipëria në Lindjen e Mesme do të ndjekë politikën e SHBA. Në mënyrë të prerë. Turqia është një vend mik.

Por po të vijë puna për Lindjen e Mesme do votoj politikën e SHBA. Dhe duhet të dish ti, po të shkosh në arkivën e OKB, Sali Berisha është i treti Kryeministër dhe kryetar shteti që deklaruan votën haptaz kundër rezolutës për Palestinën.Kur më mori pas dy vitesh Presidenti i nderuar i Turqisë që ishte Kryeministër i thashë nuk ndryshoj qëndrim se unë në Lindjen e Mesme do ndjek politikën e SHBA. Lindja e Mesme është një problem shumë serioz.Ai nuk ka thënë kurrë që më ka premtuar, përndrazi ka thënë që nuk më premtoi.

Është burrë shteti ai, nuk i bën ato gjëra.Sa për dijeni, nëse njëherë votuam kundër, në respekt të Turqisë dhe atij abstenuam por të votonim pro, kurrë.Ky është qëndrimi im. Prapë jam për marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, Greqinë, Serbinë, të gjitha vendet.Por të ndërtohen mbi bazën e zgjidhjes së problemeve, jo mbi bazën e poshtrimit dhe servilizimit për të ndaluar simbolet e Kosovës në Shqipëri se luhet në “Elbasan Arena”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat