Kuvend, Berisha mbron Blushin/Deputeti i PS: Mua s’më ka rrahur ende njeri në PS. E mban mend sec i bërë Selamit?

Shqipëria

Kuvend, Berisha mbron Blushin/Deputeti i PS: Mua s’më ka rrahur ende njeri në PS. E mban mend sec i bërë Selamit?

Nga: Gjergj Koja Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 18:17

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Ben Blushi replikuan në sallën e Kuvendit. Replika nuk kishte të bënte me ndonjë pr/ligj apo cështje të rendit të ditës, por me zgjedhjet në Partinë Socialiste. Berisha duke u shpjeguar socialistëve se ndërhyrja e tij në këtë çështje nuk është tendencioze tha se ndalimi i kandidimit të rivalëve të tij nga Rama duhet të përballet me çdo lloj bojkoti. Por, në përgjigje Ben Blushi i kërkoi Berishës të mos përfshihet në çështjet e brendshme të PS. Ai i tha se qëllimi i tij është të krijojë një parti larg modelit të Berishës si otoman komunist. Por sërisht në replikë me deputetin socialist, ish-Kryeministri i cili teksa pranoi se vlerëson disa cilësi të deputetit, sa i takon Blushit si politikan ai ju referua si tradhtar kongenital.

Replikat

Berisha: Nuk i rrihet dot më, është në fuga dhe paranojë, s’ka besim tek asnjëri prej jush përveç 2-3. Ju që më thatë qëparë mos u përziej në punë e PS nuk kam asnjë tendencë, por të dalë tjetri dhe të thotë ndaloj rivalët, në mënyrë absolute duhet të përballet me çdo lloj bojkoti në këtë vend. Ti po të duash kandido, po të duash jo ( i drejtohet Blushit), unë merrem me normën. Kujton se po bëj avokatin tënd unë?Gjëja e fundit që mund të bëj në tokë unë, avokatinë tënde, ta kesh të qartë. Por bëj avokatinë e vlerave dhe të parimeve të një sistemi demokratik. Më vjen shumë mirë që dy deputetë të veriut mbrojnë garën sepse zotëria e tij veriun e ka të personifikuar me kriminelë, vrasës, trafikantë dhe banditë. Por ka dhe të tjerë dhe këtu në Parlament dhe as janë banditë, as kriminelë, por janë dinjitozë, qytetarë të vërtetë. Dhe më ka ardhur mirë shumë që të paktën për këtë i kanë dhënë një përgjigje të merituar këto ditë.

Blushi: Po fol edhe për ne. Ne jemi në një garë dhe këtë se mohoj. Kemi një garë brenda partisë për arsyet tona.Tani pyetja që kam për ty: Po ti ç’punë ke? Se ti tesërën të partisë së punës e ke lënë para 25 vjetësh. Unë jam një nga ata njerëz që e njoh pak çfarë ke bërë ti në këto 25 vjet.Kam qënë 20 vjeç kur kam dalë kundër teje dhe kam ca miq këtu prej asaj kohe.Një nga këta është Ed Selami. E mban mend çfarë i bërë? E çove 10 vjet në Amerikë. Kryetar partie e kishe, e hoqe, e shkarkove, iku në Amerikë.Po ja ku e ke.Ka njerëz që i ke rrahur brenda kësaj partie.

Mua s’po më rreh njeri akoma, s’më lënë këta është e vërtetë.Nuk më lënë të bëj garë edhe duke u futur ti, akoma më shumë nuk do më lënë. Po pse bën sikur nuk dëgjon? Pyet Ridvanin se ti po dëgjon.Përktheja të lutem.Prap po të them: Ç’punë ke ti me ne? Mendon që duke bërë ndonjë garë ti fiton më shumë vota? Çfarë halli ke që përzihesh në punët tona? Po të flasi Ed Selami, të çohet këtu të ketë burrninë dhe të thotë sesi e përzure, e çove në emigracion. Me kë ke bërë garë brenda PD në 25 vjet? Me asnjë.Në qoftë se unë po dal sot ta them për çfarë arsye.Sepse kam frikë se modeli jot që krijove në 25 vjet, s’kishe rivalë, s’bëhej garë, ata që kishe kundra i nxirrje jashtë partie.

Disa i ke rrahur se ky është që sot Izet Haxhia është kundër teje. Ministrin tënd të Jashtëm e ka rrahur ai. Këta rivalët tuaj i merrte i rrihte në zyrën tënde. Kjo pra ka qenë demokracia që kishe ti brenda PD-së. Unë sot jam kundër dhe kërkoj të bëhet një garë sepse nuk dua që modeli jot sot të vi në partinë ku jam.Nuk mund të dalësh ti pas 25 vjetësh e të na bësh propagandë sesi demokracia që se ke pasur kurrë vjen në partitë tona.Nuk mund të ndodhi kjo. Unë jam kundër modelit, nuk jam kundër njeriut.Kam qënë kundër teje. Do jem kundër të gjithë atyre që bëjnë si ty dhe ky rrezik është. Por nëse çohesh këtu dhe më bën mua moral sesi ta bëj luftën më mirë brenda Partisë Socialiste, kjo nuk mund të jetë.Nuk e ha askush. Kështu që merru me punët e partisë tënde dhe mos u ngatërro me ne.

Do çohesh prap? Po çfarë do thuash tani? Në qoftë se çohesh dhe tregon sesi ti ke trajtuar rivalët brenda PD-së ja vlen.Është lajm, është histori.Si e çove Edin në emigracion, si e nxorre Genc Pollon jashtë partie, si e vure Lulin aty edhe i thua çfarë të bëjë nga mëngjesi deri në darkë.Kjo nuk ka sens. Mos u merr me punët tona. Na lë t’i zgjidhim vetë. Me garë pa garë, të jesh i bindur unë mund të jem jashtë kësaj partisë ku jam sot. Por një gjë është e sigurt: Gjithmonë do jem kundër teje. E di pse? Se ti nuk ndryshon. Gjithmonë do jem kundër teje, çdo ditë derisa të jem në këtë parlament apo jashtë parlamentit. Je komplet i papërshtatshëm. Je një otoman komunist edhe në Ballkan sigurisht je i fundit.

Berisha: Me Blushin kam njohje të vjetër, në çdo rrethanë unë disa anë të tij i vlerësoj.Vlerësoj, por në politikë nuk dua të citoj veten time, por nuk mund të mos e lë pa e theksuar. Çfarë është Blushi në politikë? Është tradhëtar kongenital që edhe po nuk pat njeri për të tradhëtuar, tradhton veten e tij. Ta thotë ty mendja që unë bëj avokatinë e një njeriu që tradhëton veten e vet, kurrë mo, harroje ti se unë shpenzoj qoftë dhe një çerek fjalë të vetme të dal zot ty në politikë sepse po të bësh një akt të tillë atëherë ti bën një marrëzi të vërtetë. Blush ti je një tradhëtar kongenital. Dhe njëherë po ta them, kur nuk ke njeri tjetër të tradhëtosh, tradhëton vetë Blushin, por kjo është puna jote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat