Shqipëria në panairin ndërkombëtar të Gjermanisë, qeveria jep 228 mijë euro

Shqipëria

Shqipëria në panairin ndërkombëtar të Gjermanisë, qeveria jep 228 mijë euro

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 15:20

Qeveria shqiptare ka akorduar një fond në vlerë 228 mijë euro për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar që mbahet në Gjermani.

Në këtë panair Shqipëria merr pjesë si vend partner dhe do të prezantojë potencialet e vendit për turizmin bregdetar, turizmin e natyrës dhe aventurës si dhe turizmin kulturor e historik.

Vendimi i miratuar parashikon ndarjen e fondit në dy pjesë, ku më shumë se 58 mijë euro do të përdoren gjatë këtij viti për organizimin e një udhëtimi me gazetarë të huaj që do të vizitojnë Shqipërisë, ndërsa 169 mijë e 800 euro do të përdoren gjatë vitit 2017 për pjesëmarrjen në panairin që mbahet në Shtutgart.

Panairi do të mbahet nga data 10 janar deri me 22 janar të vitit 2017. Në këtë panair Shqipëria përfaqësohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat