Veliaj: Bashkia e Tiranës vazhdon punën në përmiresimin e ambienteve tek liqeni artificial

Shqipëria

Veliaj: Bashkia e Tiranës vazhdon punën në përmiresimin e ambienteve tek liqeni artificial

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 15:14

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaron se Bashkia Tiranë vazhdon lyerjen e stolave, pastrimin, krasitjen dhe mbjelljen e pemëve për të ofruar më shumë parqe dhe kënde çlodhëse për qytetarët

Kryetari i Bashkisë Veliaj në nje status të tij mesditën e së enjtes ne Facebook, shprehet se “kanë çelur mimozat e para nga Liqeni. Kolegët tanë të Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë vazhdon lyerjen e stolave, pastrimin e krasitjen e pemëve, mbjelljen e 25 Palmave Washington, vendosjen e koshave të rinj, sistemimin e zgarave të shiut e ndriçuesat e amortizuar”.

Tani është edhe më e lehtë për ta shijuar Parkun. ‪#‎TiranaPerNjerezit”, shkruan Veliaj duke sjellë imazhe nga aktiviteti i punonjësve të bashkisë të liqeni i Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat