Berisha: Rama po realizon me sukses të madh spastrimin etnik të Shqiperise

Shqipëria

Berisha: Rama po realizon me sukses të madh spastrimin etnik të Shqiperise

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 19:24

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur për propozimin e kryeministri Edi Rama për paketën fiskale të buxhetit të vitit të ardhshem.

Berisha ka thënë se me këtë akt ndëshkues për dhjetëra mijëra profesioniste dhe familjet e tyre, Rama po realizon me sukses të madh spastrimin etnik të Shqiperise.

“Qeveria e piktorit deshtak, me 6 fishimin e kontributeve shoqerore per te gjitha profesionet, organizon spastrimin etnik paqesor te Shqiperise!

Te dashur miq, piktori deshtak dhe elifi matrak ne ekonomi, propozon qe ne paketen fiskale te buxhetit te vitit te ardhshem te rriten, duke filluar nga 1 Janari i vitit 2016, se paku me 6 here kontributet per sigurimet shoqerore, dhe jo vetem te profesioneve te lira si stomatolog, avokat, farmacist, inxhinier por te te gjitha profesioneve perfshi ketu muratorin, bojaxhiun, samarxhiun e me radhe!

Me kete akt ndeshkues per dhjetera mijera profesioniste dhe familjet e tyre, piktori deshtak po realizon me sukses te madh spastrimin etnik te Shqiperise pasi mijera e mijera profesioniste e zanatçinj shqiptare jane larguar dhe po largohen nga Shqiperia.

Ju beje thirrj te gjithe profesionisteve dhe zanatçinjve te Shqiperise te organizohen dhe te shnderrojme 8 dhjetorin ne diten e triumfit tone mbi piktorin deshtak dhe qeverine e tij te korruptuar! “, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat