Veliaj: Kemi në plan hipotekimin e 300 pallateve, përfitojnë 20 mijë banorë

Shqipëria

Veliaj: Kemi në plan hipotekimin e 300 pallateve, përfitojnë 20 mijë banorë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 16:06

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se ka në plan hipotekimin e 300 pallateve në Tiranë. Nga ky plan i bashkisë pritet që të përfitojnë mbi 20 mijë banorë.

“Ne kemi një plan për hipotekimin e 300 pallateve që kanë mbetur pa hipotekë. Do të fillojmë para Vitit të Ri, më vjen mirë që dhuratë për disa familje për Vitin e Ri do të jetë hipoteka. Një ekip i Bashkisë që po merret me një problem i cili prek mbi 20 mijë banorë”, tha kryebashkiaku.

Gjithashtu Veliaj, denoncoi edhe dhënien e lejeve nga ish -kryebashkiaku Basha një javë përpara lënies së detyrës. “

Në momentin që keni në kontratë një vend parkimi dhe pallati s’ka pikë parkimi, atëherë dikush po ju gënjen dhe arsyeja pse e përmend sërish pallatin te rruga “Donika Kastrioti” është sepse ajo është një gënjeshtër në bashkëpunim me ish-kryetarin e Bashkisë. Sot, dëgjojmë u themi njerëzve: O burra në protestë!Protestë për çfarë?

Për qytete që s’janë menaxhuar fare, për qytete që pasi ke qenë dy vjet në Holandë vjen javën e fundit për të firmosur lejet dhe për t’i bërë “gjëmën”e fundit këtij qyteti! Kjo vjen era pabesi dhe era hipokrizi”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat