Dorëhiqet krei i burgut 313, ishte i dënuar në 1994/Manjani: Inkurajoj drejtuesit e institucioneve të vetëdeklarohen

Shqipëria

Dorëhiqet krei i burgut 313, ishte i dënuar në 1994/Manjani: Inkurajoj drejtuesit e institucioneve të vetëdeklarohen

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 15:34

Dorëhiqet nga detyra Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale "313" në Tiranë. Shkak për këtë dorëheqje është bërë zbardhja nga media e një vendimi, sipas të cilit, Sajmir Allushi ka qenë i dënuar në vitin 1994 për veprat penale të sjelljes së padenjë në shoqëri, një vepër penale e ngjashme me prishje të rendit dhe qetësisë publike në Kodin Penal në fuqi.

Kur ka kryer këtë vepër penale Allushi ka qenë vetëm 21 vjeç, kohë kur u ndalua nga policia pasi ecte me shpejtësi me mjetin e tij në një zonë të populluar Menjëherë pas dhënies së dorëheqjes, ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili e ka konsideruar dorëheqjen si një akt me rëndësi për respektimin e standarteve të ligjit per dekriminalizimin. Manjani ka inkurajuar çdo drejtues institucioni që të vetëdeklarohet.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat