Ambasada hollandeze, projekt për të drejtat e grave në vendin tonë

Shqipëria

Ambasada hollandeze, projekt për të drejtat e grave në vendin tonë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:48

“Mbrojtja e të drejtave të grave në Shqipëri” është një projekt që çelet sot nga ambasada holandeze në Tiranë në bashkëpunim me “Shoqatën e Grave me Probleme Sociale”.

Sipas njoftimit të ambasadës holandeze, ky projekt do të konsistojë në trajnime dhe informimin e grave në betejën e tyre të përditshme për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Organizata jo qeveritare në fjalë do të punojë për të rritur ndërgjegjësimin dhe avokimin për zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar në këtë drejtim.

Në mënyrë të veçantë, ata do të trajnojnë organizatat e grave, gazetarë dhe hartuesit e politikave. Organizata në fjalë do të monitorojë përpjekjet e Shqipërisë në këtë trajektore dhe do të identifikojë fushat në të cilat mund të arrihen më shumë progres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat