Klosi: Program për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Shqipëria

Klosi: Program për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:18

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për personat me aftësi të kufizuara, të organizuar ditën e martë, në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, ministri Blendi Klosi nënvizoi nxitjen që do i jepet punësimit nëpërmjet programit të hartuar.

Klosi tha se konkretisht është hartuar një program, që do të ndihmojë në nxitjen dhe sigurimin e një pune për PAK. Gjithashtu ai sqaroi se personat me aftësi të kufizuara janë prioriteti kryesor i MMSR.

“Ata duhet të kuptohen dhe të pranohet nga të gjithë, që PAK të mos shihen me keqardhje, por të përfshihen në shoqëri”, u shpreh Klosi.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi se duhet një bashkëpunim nga të gjitha institucionet për të rritur aksesin për këta persona me aftësi ndryshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat