Balla: Të hetohet Basha, dha leje ndërtimi abuzive në qendër të Tiranës

Shqipëria

Balla: Të hetohet Basha, dha leje ndërtimi abuzive në qendër të Tiranës

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:16

Partia Socialiste i kërkoi sot organeve të prokurorisë të nisin hetimet ndaj ish- kreut të bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, për shpërdorim detyre.

Denoncimi për të cilin kërkohet të hetohet, u bë nga deputeti socialist, Taulant Balla, në një dalje publike për mediat nga selia rozë.

Sipas Ballës, shkelja e konsumuar nga Basha, konsiston në rinovim të lejes së ndërtimit për një godinë 16 katëshe në qendër të kryeqytetit.

Ish-kryetari i bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, vetëm gjashtë ditë para se të linte detyrën pas humbjes në zgjedhjet e kaluara lokale, ka firmosur rinovimin e lejes së ndërtimit të një godine 16-katëshe në qendër të Tiranës, në truallin e një përfaqësie diplomatike, duke mos respektuar asnjë rregull urbanistik, duke rrezikuar ndërtesat përreth dhe duke mos plotësuar asnjë rregull teknik”, bëri të ditur Balla.

Ai e quajti këtë veprim të ish- kryebashkiakut si tradhëtinë e fundit që i bëri qytetit që e drejtoi për katër vite. Balla kujtoi gjithashtu se Basha, sot lider i Partisë Demokratike, në cilësinë e ministrit të Rendit vrau katër protestues, si ministër i Transporteve vodhi 230 milionë euro nga rruga e Kombit dhe si ministër i Jashtëm fali detin e Shqipërisë.

Si i tillë, tha ai, Lulzim Basha nuk mund të jetë ai që u ofron një të ardhme të mirë shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat