Wilton: Administratorët, qeliza bazë që siguron shërbimet për qytetarët

Shqipëria

Wilton: Administratorët, qeliza bazë që siguron shërbimet për qytetarët

Nga: Gjergj Koja Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 13:56

Zv. Ambasadori i Misionit të OSBE në Tiranë Robert Wilton u shpreh se njësitë administrative janë thelbësore për mirëfunksionimin e bashkive. Ndërsa i cilësoi administratorët si qelizën bazë që siguron shërbimet për qytetarët, Wilton tha se reforma territorial ka qenë një hap i rëndësishëm për mirëfunksionimin e demokracisë në Shqipëri.

“Ne besojmë në rëndësinë e qeverisjes vendore dhe besojmë në rëndësinë e një sistemi funksionues për qeverisjen vendore. Për ne, qeverisja vendore nuk janë vetëm vijat në hartë por demokracia funksionuese, e cila varet nga njësitë vendore dhe niveli qëndror e vendor i qeverisjes.

Varet nga kapaciteti i njësive vendore dhe resurset që janë ofruar për mirëfunksionimin e tyre. Reforma territoriale ka qenë një hap i rëndësishëm për mirëfunksionimin e demokracisë në Shqipëri, por për ne si OSBE, hapi më i nevojshëm është hapi i dytë, decentralizimi. Ne kemi bashkpunuar me ministrin Çuçi për hartimin e strategjisë për reformën dhe jemi aktivë në Shqipëri, me kryetarët e bashkive të reja dhe në terren”, tha Wilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat