Parandalohet arratisja e 4 minorenëve nga burgu i Lezhës

Shqipëria

Parandalohet arratisja e 4 minorenëve nga burgu i Lezhës

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:33

Parandalohet arratisja e 4 minorenëve nga burgu i Lezhës. Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë bënë të ditur se katër të miturit me inicialet I.P, A.B, D.T, dhe E. H kanë tentuar të arratisen nëpërmjet njërës prej dritareve të godinës së këtij institucioni.

“Gjatë tentativës ata janë konstatuar nga polici i shërbimit dhe mënjëherë është njoftuar grupi i sigurisë, i cili bëri ndalimin e tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, ministry Ylli Manjani përgëzoi punonjësit e grupit të sigurisë të policisë së burgjeve, që parandaluan arratisjen me profesionalizëm, si dhe gjen rastin të nxisë prokurorinë të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe të vendosë përgjegjësit para ligjit.

Manjani shpreh keqardhjen që tashmë katër të miturit do të duhen të përballen me një tjetër akuzë, përpos akuzës fillestare që rëndon mbi ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat