Festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës do të zbukurojë të gjithë qytetin/Veliaj: Jo cmime abusive për Vitin e Ri

Shqipëria

Festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës do të zbukurojë të gjithë qytetin/Veliaj: Jo cmime abusive për Vitin e Ri

Nga: Gjergj Koja Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:24

Bashkia e Tiranës ka nisur përgatitjet mbi zbukurimet e qytetit për festat e fundvitit, ndërsa Kryebashkiaku Erjon Veliaj thekson se për herë të parë këto zbukurime do të përfshijnë të gjithë bashkinë e Tiranës, përfshi këtu edhe territoret e ish-komunave, që me ndarjen e re territorial janë pjesë e qytetit . Veliaj tha se këtë fundvit festa nuk do të përqëndrohet vetëm në sheshin Skëndërbej, por edhe në atë Nënë Tereza.

“Adoptimi i një rruge dhe për herë të parë përtej bulevardit të kemi zbukurime në të gjithë qytetin. i kam kërkuar dhe administratorëve që të bëjnë diçka për lagjet e tyre, për ish komunat, ndërkohë që epiqendra e festimeve do të jetë në sheshin “Nënë Tereza”. Deri në 6 dhjetor ai do të transfrmohet në një fshat krishtlindjesh. Këtë muaj bashkia do i dedikohet totalisht fëmijëve, do të kemi produkte vendase për të promovuar, tregje provizore. Vitin e ri do e presim në sheshin “Nënë Tereza”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë premtoi se nuk do të ketë rritje abuzive çmimesh për festat e fundivitit, ndërsa do të ndalohet shitja e gjësë së gjallë vend e pa vend. Tregu i gjësë së gjallë bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës do të jetë në Vishnjë, në Baldushk, psai është zonë që njihet për rritjen e gjelave të detit.

“Do të jetë një treg në Kombinat ku të shesim produktet bio, të gjithë ata që vijnë nga zona e Pezës, Ndroqit dhe Vaqarrit, dhe një treg pranë zonës së Kinostudios. Kemi menduar për gjithçka. Për zbukurimin e qytetit dhe për mënyrën se si periudha e festave do të monitorohet për çështjen e cilësisë dhe çmimit”, tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat