Tensionohet gjyqi i xhihadistëve, ndërpritet seanca, Fadil Myslimani: Vetëm ISIS do ta çlirojë Shqipërinë

Shqipëria

Tensionohet gjyqi i xhihadistëve, ndërpritet seanca, Fadil Myslimani: Vetëm ISIS do ta çlirojë Shqipërinë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:07

Seanca e sotme gjyqësore ndaj 9 të pandehurve mes tyre edhe disa imamë xhamish të akuzuar për rekrutim të të rinjve për xhihad është shoqëruar me tension dhe debate të ashpra.

Tensionet u shtuan në lidhje me një vendim ku lejohej përgjimi mes Artur Korrës dhe Erzen Gashit.
Gerti Pashja kërkoi që të vihet në dispozicion vendimi për përgjimin dhe pasi e ka e grisi dhe nisi të fliste deri me tone kërcënuese drejt trupit gjykues, duke i akuzuar për proces të montuar.
“Ju jeni kriminelë dhe armiq të islamit” mësohet të ketë thënë Pashja.

Ai u largua nga salla duke thënë se do të fitojnë dhe nuk i tremben as litarit as burgut dhe as vdekjes.

Adurrahim Balla, ose i njohur si Genci Balla një tjetër i pandehur hodhi akuza të ashpra ndaj komunitetit mysliman lidhur me një shkresë që ky komunitet i kishte dërguar gjykatës.

“Komuniteti Mysliman ka marrë peng fenë Islame. Ka kthyer fenë në pronë private. Drejtuesit e Komunitetit Mysliman janë të zgjedhur nga shteti dhe përçajnë myslimanët. Kjo gjë nuk ndodh me fetë e tjera”mësohet të ketë thënë Balla.

Ndërkohë i pandehuri tjetër Fadil Muslimani mësohet të jetë deklaruar “Vetëm ISIS mund të shpëtojë Shqipërinë. Të rinjtë po largohen se nuk kanë besim tek shteti i tyre”.
Seanca tjetër gjyqësore u caktua në datën 15 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat