Reforma në Drejtësi, ngrihet Struktura e Posaçme Antikorrupsion që do hetojë gjyqtarët e prokurorët

Shqipëria

Reforma në Drejtësi, ngrihet Struktura e Posaçme Antikorrupsion që do hetojë gjyqtarët e prokurorët

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 08:58

Rastet e korrupsionit te gjyqtarët dhe prokurorët do të hetohen nga një Strukturë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila është propozuar të krijohet në kuadër të reformës në drejtësi, si pjesë e paketës kushtetuese.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka publikuar propozimet e ekspertëve të drejtësisë për ndërhyrjen në Kushtetutë, mbi mënyrën sesi do të luftohet fenomeni i korrupsionit në radhët e gjyqësorit. Drafti parashikon ngritjen e strukturës antikorrupsion e cila do të asistohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit (e cila ka një gamë më të gjerë të hetimit të veprave penale, përfshirë edhe krimet) dhe do të ketë në përbërje gjyqtarë të shkallës së parë dhe Apelit, prokurorë si dhe përfaqësues të policisë gjyqësore.

Kjo strukturë do të jetë e qëndrueshmen në mënyrë që gjyqtarët të mos lëvizen, penalizohen apo ndihen në rrezik për shkak të hetimeve. Këta funksionarë do t’i nënshtrohen kontrollit të së shkuarës së tyre. Një tjetër propozim është që gjatë proceseve penale, gjyqtarët nuk do të kenë më imunitet. Krahas strukturës së SPAK, do të ngrihet edhe një mekanizëm kontrolli për pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do të jenë të detyruar të justifikojnë çdo burim të të ardhurave të tyre si dhe pronat që disponojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat