Pëllumbi: Si u shmang ndarja e PS nga përplasja e 2 grupeve: Autoritaristët e Ramës dhe demokratikët e Blushit

Shqipëria

Pëllumbi: Si u shmang ndarja e PS nga përplasja e 2 grupeve: Autoritaristët e Ramës dhe demokratikët e Blushit

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 08:56

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, në librin e tij “Pluralizmi i dytë” ka sqaruar përplasjet mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi në Asamblenë e PS-së pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Pëllumbi në librin e tij e ka quajtur përplasje konceptesh debatin mes Ramës dhe Blushit për zgjedhjet në parti.

“Sipas Blushit, fituesi në popull qenka humbës në parti dhe prandaj Edi Rama i dredhon demokracisë në parti, duke shkelur rëndë statutin. Realisht pritej përplasje midis palëve që reduktohej me përplasjen Rama – Bulushi, pra, midis “autoritaristëve (grupi Rama) dhe “demokratikëve”, grupi ende i pashpallur i Blushit.

Ky ishte drejtimi që mori fillimisht mbledhja e Asamblesë dhe pritej nga disa në PS e sidomos nga jashtë saj deri dhe një ndarje e re në PS. Në të vërtetë një mundësi e tillë u evitua dhe përmes debateve ku në fund u arrit që të miratoheshin unanimisht të 7 projektvendimet e paraqitura për reformimin e partisë dhe kapërcimin e ngërçit të krijuar në lidhje me demokracinë e brendshme në PS, shkruan profesori në librin e tij./Panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat