Ministria e Transporteve: Do të çregjistrojmë më shumë se 90 mijë makina të vjetra

Shqipëria

Ministria e Transporteve: Do të çregjistrojmë më shumë se 90 mijë makina të vjetra

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 08:08

Ministria e Transporteve ka hartuar një draft që parashikon se brenda muajit dhjetor do të çregjistrohen më shumë se 90 mijë makina që nuk kanë kryer asnjë veprim gjatë 10 viteve të fundit. Nxjerrja përfundimtare jashtë sistemit e këtyre automjeteve është në planin e masave kundër informalitetit.

Ministria thotë se po planifikon edhe një tjetër draft që u jep mundësinë pronarëve të kryejnë vet çregjistrimin e mjetit brenda 3 muajsh, në të kundërt do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, shkruan gazeta “Shqiptarja.com”. Nga verifikimet, rezulton se janë 25% e makinave në Shqipëri të paregjistruara, që figurojnë në bazën e të dhënave, por nuk kryejnë kontrollet dhe as bëjnë pagesat e detyrueshme. Kjo do të thotë se janë hedhur në varrezat e makinave, janë jashtë shërbimit ose mund të kenë shkuar përsëri jashtë shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat