Skandali në Pukë, Beqaj pezullon shoferin e ambulancës

Shqipëria

Skandali në Pukë, Beqaj pezullon shoferin e ambulancës

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:34

Pas skandalit me ambulanën në Pukë që u tërhoq me kavo nga zjarrfikësja për t’u ndezur për të dërguar në spital një futbollist të Tërbunit në ndeshjen me Teutën, vjen dhe masa e parë. Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar drejtuesin e autoambulancës, i cili vrapo për të vënë në punë makinën dhe më pas kërkoi ndihmën e zjarrikëses për ta tërhequr mjetin me kavo.

Mësohet se pezullimi i shoferit nga detyra ka ardhur pas një urdhri të ministrit Ilir Beqaj, pasi ambulanca, nuk rezultoi të kishte probleme teknike pas kontrollit.

Po ashtu, nesër pritet të ketë masa të tjera për rastin nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në minutën e 58-të në ndeshjes Tërbuni-Teuta, futbollisti nga Liberia Gebor shembet në tokë pa ndjenja, por e rimerr veten. Stafi mjekësor e dërgon drejt autoambulancës, e cila nuk ndizet. Në këtë moment drejtuesi i mjetit i kërkon ndihmë makinës së zjarrfikësve që përmes një kavoje e tërheq. Autoambulanca ndizet dhe dërgon në spital mesfushorin e Tërbunit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat