Fushë-Krujë, bllokimi i 2 urave me mbeturina, rrezik për përmbytje

Shqipëria

Fushë-Krujë, bllokimi i 2 urave me mbeturina, rrezik për përmbytje

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:05

Dy ura mbi lumin Zezë ne qytetin e Fushë Krujës janë bllokuar nga trungje, shkurre dhe mbeturina te shumta të të gjitha llojeve. Ato janë grumbulluar në këmbët e urave dhe për pasojë ato bëhen pengës për rrjedhën e lirshme të ujit. Një gjë e tillë përbën rrezik serioz për fryerjen e lumit dhe daljen e tij nga shtrati dhe përmbytje në disa banesave dhe ha tokë.

Banorët thonë se pushteti vendor është vënë në dijeni për këtë shqetësim të tyre. Madje ata thonë se kur e morën në telefon dhe e informuan për këtë problem, nënkryetari Gjon Bardhi u tha se nuk kanë fadroma.

Sasia e shkurreve dhe mbeturinave vazhdon te rritet çdo dite nga prirjet e lumit, duke zvogëluar kështu çdo dit e më shumë rrjedhën e tijë, por deri tani asnjë ndërhyrje. Banorët u bëjnë apel pushtetarëve që të marrin masa para se të jetë shumë vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat