PD denoncon ndërtimin në Fllakë: Pa leje, pronë e familjarëve të kryebashkiakut

Shqipëria

PD denoncon ndërtimin në Fllakë: Pa leje, pronë e familjarëve të kryebashkiakut

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 15:47

PD e Durrësit ka denoncuar një objekt në ndërtim në zonën e Fllakës, që sipas saj nuk disponon leje ndërtimi. Osman Stafa tha se objekti është në pronësi të familjarëve të kryebashkiakut të Durrësit.

Durrës- Dega lokale e Partisë Demokratike në Durrës ka denoncuar ndërtimin e një objekti pa leje në zonën e Fllakës. Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD Durrës Osman Stafa tha se objekti, është në pronësi të familjarëve të kryebashkiakut Vangjush Dako, dhe nuk disponon leje ndërtimi.

Osman Stafa: “Nga informacionet që ne kemi nuk ka kërkesë për leje për ndërtim objekti. Njëkohësisht objekti ka rreth një muaj e gjysmë që ka filluar . Ju shikoni në çfarë stadi është.Është në përfundim. Por për një ndërrim dritareje qytetari arrestohet duke ushtruar presion dhe trysni . Shikojmë që pas nesh po ndërtohen magazina pa fund dhe ligji nuk funksionon sepse janë pjestar të familjes Dako në pushtet.”

Mediat u interesuan në Bashkinë e Durrësit, për të sqaruar akuzat e demokratëve lokalë, por nga ky institucion nuk ka asnjë koment. Objekti është në ndërtim e sipër dhe ndodhet në vendin e njohur si “Ura e Fllakës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat