Berisha: Bojkoti që Rama i bëri pritjes së Nishanit, akt i paprecedentë i përcarjes kombëtare

Shqipëria

Berisha: Bojkoti që Rama i bëri pritjes së Nishanit, akt i paprecedentë i përcarjes kombëtare

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 15:23

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një akt të paprecedentë bojkotin që Kryeministri Edi Rama dhe ministrat i bënë pritjes së organizuar nga Presidenti Bujar Nishani me rastin e fetës së Pavarësisë dhe asaj të clirimit. Berisha akuzoi Ramën se përdori festat me një akt të paprecedentë të përcarjes kombëtare.

“28 nëntori, ditëlindja e Shqipërisë dhe dita e çlirimit të vendit, u përdor nga neo-bllokmeni Edi Rama dhe neo-bllokmenet e tjerë, për një akt të ri të paprecedente të përçarjes kombëtare. Ai, me neo-bllokmenet e tij, ministrat dhe deputetët e tij kusarë, në një akt të pashembullt, që nuk ka ndodhur kurrë më parë bojkotuan pritjen që dha Presidenti Nishani me rastin e ditëlindjes së Shqiperise dhe ditës së Çlirimit të vendit!

Në Shqipëri dhe në çdo vend të botës, pritjen për festen kombetare, pavaresinë e vendit e jep kryetari i shtetit, i cili me Kushtetutë është dhe kryetar i ndereve dhe ceremonialit të shtetit, që nga dita e themelimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri pavarësisht nga marrëdheniet pozitë -opozitë, apo president - kryeministër. Pritja e festës kombëtare e dhënë nga presidenti i Republikës nuk është braktisur, bojkotuar kurrë nga kryeministri, ministrat as dhe kryetari i opozitës.

I pari që bën këtë akt të ulët të shëmtuar është Edvin Kristaq Rama, i nipi i xhelatit të inteligjencës teknike shqiptare dhe i biri i skulptorit kriminel që firmosi varjen dhe egzekutimin e intelektualeve e qytetarëve të pafajshëm shqiptar dhe neo-bllokmenet e tjerë të qeverisë të shndërruar prej tij nëpërmjet drogës dhe vjedhjeve të pasurive kombëtare në një organizatë të mirëfillte kriminale.

Shqiptarët duhet ta dine se Edi Rama mori këtë veprim, pasi ai dështoi me turpin më të madh të korruptonte më një dosje, cështje pronësie, të cilën ja ofroi presidentit nëpërmjet sekretarit të pergjithshem të mafies shteterore E. Agaçi, akt të cilin presidenti e denoncoi në organet përkatëse.

Në këtë kontekst, Edi Rama nuk kishte fytyre të paraqitej në atë pritje por në rrafshin protokollar ai kreu një akt të turpshem, përçarës, të frymëzuar nga etërit e tij mizor!

Me këtë rast ftoj të gjithe qytetarët, që me 8 dhjetor të bashkohemi më shumë se kurrë kundër Edi Ramës, përçarësve dhe hajdutëve të kombit!”, theksoi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat