“Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, Rama në Berat: Shtimi i anëtarëve të PS, jo përmes punësimeve në administratë

Shqipëria

“Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, Rama në Berat: Shtimi i anëtarëve të PS, jo përmes punësimeve në administratë

Nga: Gjergj Koja Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 12:42

Reformat e ndërmarra nga Qeveria deri më tani kanë nevojë për shtysë të mëtejshme, por është e nevojshme që në Partinë Socialiste të ketë prurje të reja, që përfaqësojnë të gjithë spektrin e shoqërisë. Kështu u shpreh Kryeministri, njëkohësisht edhe Kryetar i PS-së, gjatë takimit të zhvilluar në Berat në kuadër të turit “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Rama theksoi se duhet të fitojmë kohën e humbur në mbi 20 vitet e fundit, ndërsa vuri theksin në modernizimin e strukturave të Partisë Socialiste. Në këtë kuadër, kreu socialist u shpreh se është e domosdoshme që organizatat socialiste të përfshijnë të gjithë komponentët e shoqërisë. Sipas tij, Partia Socialiste ka detyrim që t'u ofrojë mbështetje të gjithë atyre që e besuan duke përfshirë brenda strukturës së saj të gjithë komponentët e shoqërisë.

"Është e domosdoshme që në këtë proces riorganizimi dhe zgjedhjesh në PS, forca jonë të kapërcejë kufijtë ekzistues, të zgjerojë hapësirën e ndërvveprimit në komunitet dhe të përfshijë në gjirin e vet sa më shumë të reja dhe të rinj, burra dhe gra, individ që vijnë nga fusha të ndryshme, të veprimtarisë shoqërore dhe të rrugëve të ndryshme të punës dhe kontributit. Nuk është një bilanc për të bërë një paradë arritjesh edhe pse janë aty. Janë të qarta dhe një pjesë e tyre të prekshme, një pjesë tjetër të rëndësishme për një proces reformash që do sjellin hap pas hapi rezultate në familjet tona. Është një bilanc për të forcuar, argumentin se sot, reformat kanë nevojë për një shtysë edhe më të fortë dhe për ta bërë, të mundur të gjithë projektin tonë të reformave në një kohë të shkurtër dhe për të fituar kohën e humbur, është e domosdoshme që të kemi një PS të modernizuar në përbërjen e strukturës sociale të organizatës. Me këtë dua të them që është e domosdoshme që organizatat socialiste të përfshijnë të gjithë komponentët e shoqërisë. Është e rëndësishme që PS të jetë e hapur ndaj njerëzve të punës. Ndaj njerëzve që janë shembull se si gjërat bëhen me vullnet, punë. Këtu kam parasysh që nga nxënësit e dalluar, studentët, sipërmarrësit dhe tregtarët e vjegjël, tek fermerët në fshat, tek mësuesit, pedagogët, intelektualët dhe sipërmarrësit e mëdhenj. Këtu kam parasysh edhe punëtorët dhe gratë punëtore nëpër fabrikat e vogla në këtë zonë. Këtu kam parasysh të gjithë ata që i besuan. PS ka detyrimin t’u ofrojë mundësinë për të folur përmes PS. Për t’i mbështetur dhe për t’i rritur reformat tona," u shpreh Rama.

Lidhur me kritikat përsa i takon punësimeve në administratën shtetërore të militantëve socialistë, Rama u shpreh se hapja e Partisë Socialiste ndaj gjithë të gjithëve, nuk duhet të lidhet me faktin e punësimit brenda administratës shtetërore.

"PS nuk mund të jetë fjalia ku tema “është dua një punë në shtet". Sepse ka një Shqipëri, që sigurisht ka nevojë për një punë, por ka dhe një Shqipëri që punon dhe që përbëhet nga komponentë të fortë të shqoërisë që kanë halle, probleme. Që nuk lidhen me kam apo skam një vend pune por me shumë aspekte të tjera. Ne duhet të shikojmë me këmbëngulje në këto drejtime dhe t’i japim mundësi strukturës sociale të PS që të diversifikohet dhe të bëhet e larmishme që në 25 vjetorin e saj në qershorin e ardhshm të shënojnë 150 mijë anëtarë, por të pasqyrojë të gjithë spektrin e shoqërisë. Në këtë aspekt ne duhet të shikojme me besim ndaj të rinjve, por po ashtu të mos vëmë kufi moshe, por të përfshijmë çdo moshë dhe natyrisht duke patur prioritet rritjen e numrit të grave dhe vajzave. Zgjedhjet treguan që teoria e famshme “nuk ka gra në fshatin tonë” ishte një muhabet burrash me një gotë raki. Ata janë sot të barabartë me burrrat në këshillat bashkiakë dhe mund të jenë dhe duhet të jenë të pranishme në mos njësoj sa burrat, në çdo organizatë socialiste deri në fshatin më të largët,” tha Kryeministri.

Në vijim të fjalës së tij, Rama u ndal tek disa nga reformat më kryesore të bëra në këto dy vjet të mandatit, duke shtuar se pikërisht për thelimin e tyre, duhen ftuar të tjerë në PS.
"Për këto duhet të angazhim i madh për të ftuar të tjerë në PS. Për çdo kënd që do ndryshim të qëndrueshëm për reformat në vend. Duke u bërë pjesë e PS. Është e vetmja parti që së pari nuk është lëkundur kurrë përballë, thirrje së interesit kombëtar. Është parti që udhëheq koalicionin me një vijë të qartë patriotike dhe që i ka kthyer Shipërisë dinjitetin në sytë e botës edhe në marrëdhëniet ndërkomëbtare dhe është e vetmja që mund t’i bëjë reformat që nuk u bënë për 20 e kusur vite, duke jetuar me dhjamin e së shkuar, duke e bërë shtetin rondel të ndryshkuar që nuk i duhej më as dreqit", u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat