Basha: Të rinjtë forca e ndryshimit, shqiptarët meritojnë një qeverisje tjetër

Shqipëria

Basha: Të rinjtë forca e ndryshimit, shqiptarët meritojnë një qeverisje tjetër

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 12:39

Nga Elbasani, kreu i Partisë Demokratike ka denoncuar sërish gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën sipas tij po përballen qytetarët shqiptarë që prej nisjes së aksionit anti-informalitet të qeverisë.
Basha tha se mijëra kryefamiljarë humbën vendet e punës, ndërkohë që qeveritarët vjedhin dhe pasurohen.

Basha: “73 mijë kryefamiljarë humbën vendet e punës në muajt shtator-tetor si pasojë e arbitraritetit, arrogancës, kërbaçit në të ashtequajturin aksioin të informalitetit. Në këtë 25 vjetor shqiptarët meritojnë një qeverisje tjetër, shanse për punë dhe barazi para ligjit. Këta kanë abuzuar 777 milion euro në një vit, këta që kanë vjedhur nga tatimet dhe doganat 250 mln dollarë. Edi Rama me 40 hajdutë pasurohen, bëjnë vila, blejnë jaguare e jetojnë si sheik nga njeri cep në cepin tjetër të botës, ndërsa populli dergjet nëpër kampet e refugjatëve”.

Për shefin e opozitës optimizëm nuk ka as për vitin që vjen.

Basha: “Projektbuxheti i vitit të ardhshëm është dëshmi e qartë se asgjë nuk do të përmirësohet vetëm përkeqësohet në vitin që vjen”.

Deklaratat kreu i PD i bëri gjatë pjesmarrjes në Konventën e 16 të Forumit Rinor të PD.
Teksa vlerësoi garën për zgjedhjet në këtë forum, Basha inkurajoi të rinjtë të marrin në dorë fatet e tyre.

Basha: “Të rinjtë votojnë të rinjtë vendosin. Rinia është zemra e PD, nuk iu duam vetëm që të shtojme numra, por që të merrni stafetën në PD. Ju keni kurajon dhe forcën për të shembur të vjetrën. Situata e rëndë ekonomike i ka rrënjët tek vesi, te mashtrimi që nga 300 mijë vendet e reja të punës tek shëndetësia falas apo aksesi në Universitete. 8 dhjetori po vjen përsëri. Ju e keni në dorë, ne e kemi në dorë. Ta marrim këtë energji të të rinjëve dhe ta sjellim në Tiranë para byrosë së Edi Ramës dhe ti themi ne e kemi në dorë tani dhe ne do të vendosim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat