Tirana, arenë festive për 71-vjetorin e Çlirimit

Shqipëria

Tirana, arenë festive për 71-vjetorin e Çlirimit

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 09:51

71 vjetori i Çlirimit e ktheu kryeqytetin në arenë festive.

Aktivitetet nisën që në orët e para të mëngjesit së të dielës ku bashkia e Tiranës ishte kujdesur për gjithçka, duke nisur që nga “Dita pa makina” e për të kulmuar në orën 21:00 të mbrëmjes më koncertin festiv në sheshin “Skënderbej”.

Të gjitha institucionet ishin të hapura për vizitorët.
Galeria Kombëtare e arteve në bashkëpunim me Ambasadën hollandeze solli ekspozitën për fëmijë.
I pranishëm në aktivitet, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dha një mesazh për të rinjtë.

Veliaj: Kur unë isha 22 vjeç e fillova jetën time publike me një financim të vogël nga Ambasada hollandeze, kështu që kujdes nga financimet e vogla të Ambasadës hollandeze se nesër mund të përkthehen në ata që menaxhojnë qytetin tuaj.

Edhe pse nën temperatura të ulëta, qendra e Tiranës e cila survejohej nga forca të shumta policie ishte e mbushur me dhjetra qytetarë të cilët për orë me rradhë ndoqën performancat e këngëtarëve më të njohur shqiptarë, këngët e të cilëve tashmë janë shndërruar në hite.

Sheshi “Skëndërbej” që prej orëve të para të mëngjesit ishte tërësisht nën dispozicion të qytetarëve, të cilët të pyetur nga Ora News mbështesin idenë e kthimit të tij vitin e ardhshëm në pedonale:

Atmosfera u ndez edhe më shumë kur në skenë u ngjit John Newman, këngëtari i cili performoi për publikun shqiptar këngët e tij më të njohuira si: “Love me again”, “Out of my head” etj.

Para së të ngjitej ne skenë, kryebashkiaku Veliaj i ka dhuruar këngëtarit britanik John Newman “Sahatin e Tiranës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat