Kinë-Shqipëri, shanse ekonomike në kohën e duhur

Shqipëria

Kinë-Shqipëri, shanse ekonomike në kohën e duhur

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 09:47

Prej disa vitesh, sytë e Kinës së madhe janë kthyer drejt një rajoni të largët, por jo pak interesant. Vendet e Europës Qendrore e Lindore janë bërë së bashku për të përfituar financime dhe projekte nga Pekini, një gjigand ekonomik në Azinë e largët. Por pikërisht falë këtij angazhimi, Europa Qendrore e Lindore dhe Azia nuk do të jenë kaq larg. Për më tepër, mes vetë 16 vendeve përfituese do të ketë rrugë, hekurudha dhe porte më të mira, për të shtuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtinë. Në një intervistë për “Shekullin”, ambasadorja e Kinës në Tiranë, Jiang Yu, shpjegon përfitimet e vendeve të rajonit dhe konkretisht të Shqipërisë nga nisma e nxitura nga qeveria e Pekinit. Në mënyrë të veçantë, diplomatja kineze ndalet në Samitin e zhvilluar pak ditë më parë në Suzhuo, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Çfarë rëndësie ka Takimi i 4-t i Liderëve të Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore e Lindore (“Bashkëpunim 16+1”)?

Më 24 dhe 25 nëntor, Takimi i 4-t i Liderëve të Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore e Lindore u mbajt në Suzhou të provincës Jiangsu të Kinës, ku morën pjesë kryeministri kinez Li Keqiang dhe 16 liderë të tjerë të vendeve të EQL-së. Në të njëjtën kohë ishin të pranishëm si vëzhgues edhe përfaqësues nga BE-ja, Austria, Greqia dhe Banka për Rindërtim dhe Zhvillimit e Europës. Pas takimit, presidenti i Kinës Xi u takua bashkarisht me krerët e vendeve përkatëse. Në vitin 2012, Kina ka arritur konsensus me 16 vendet e EQL-së mbi propozimin e “Bashkëpunim 16+1”, gjë që lidh ngushtë vendin më të madh në zhvillim me 16 palë nga Europa, duke funksionuar bashkë me iniciativë “Një brez, një rrugë”, dhe kjo vërtetë është rruga e re e zhvillimit ndërmjet Kinës dhe Europës. Gjatë këtyre viteve, ky mekanizëm është duke u zhvilluar dhe përmirësuar nëpërmjet platformave të ndryshme, si Forumi i Biznesit, Sekretariati i Bashkëpunimit të Kinës dhe Vendeve të EQL-së, konferenca e koordinatorëve, konferenca promovuese e Ministrave të Ekonomisë dhe Tregtisë dhe konferenca e qeveritarëve vendorë. Tema e takimit të sivjetshëm ishte “Pikënisje e re, Sfera e re, Vizioni i ri” dhe është një moment historik gjatë zhvillimit procedural të “Bashkëpunimit 16+1”, që synon të nxisë shkallëzimin e bashkëpunimit dhe të gjenerojë energji të reja për marrëdhëniet kino-europiane.

Cilat janë rezultatet kryesore të Takimit të sivjetshëm?

Në takim janë arritur shumë rezultate pozitive. Ecuria e mirë e Forumit të 5-të të Biznesit është platforma e rëndësishme për bashkëpunim konkret mes Kinës dhe Vendeve të EQL-së. Gjithashtu u arrit publikimi i Axhendës Afatmesme të Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të EQL-së, që vendos pikat e zhvillimit 5-vjeçar në ardhmen, dokumenti tjetër udhëzues Suzhou, që përcakton itinerarin e bashkëpunimeve në të ardhmen e afërt.

Cilat janë pikat kryesore të “Bashkëpunim 16+1”?

Në samitin e Suzhou-t janë caktuar 6 pika kryesore dhe 1 objekt i ndërtimit të marrëdhënieve të reja të partneritetit.

Së pari, konkretimi i itinerarit të zhvillimit. Kina dhe Europa kanë gjetur gjuhën e përbashkët bashkërendimin e tre palë inicativash, që janë ndërtimi i “Një brez, një rrugë” me planifikimin e zhvillimit europian, bashkëpunimin e kapaciteteve me planin e investimeve të Europës, “Bashkëpunimi 16+1” me bashkëpunim kino-europian. Kina dëshiron të shfrytëzojnë shanset e zhvillimit bashkë me 16 vende të EQL-së, nëpërmjet praktikës së dy dokumenteve të miratuar në takimin në Suzhou.

Së dyti, bashkimi i strategjisë së zhvillimit, realizimi i ndërlidhjes infrastrukturore. Vendet e Europës Qendrore e Lindore gëzojnë avantazhe të dukshme gjeografike, në mënyrë që më së miri të shpejtojnë hapat e tyre mbi konkretizimin e projekteve shembullore mbi nivelin e politikave. Pekini dëshiron nisjen e shpejtë të ndërtimit të hekurudhës Serbi-Hungari, ndërtimin e kanalit ekspres tokësor-detar midis Kinës dhe Europës, hapjen e trenit dhe shtimin e linjës së fluturimeve civile midis dy kontinenteve, që do të lehtësojnë punët logjistike.

Së treti, krijimi i shembullit të bashkëpunimit të kapaciteteve. Duke marrë parasysh karakteret dhe avantazhet e çdo pale, Kina shpreson të nxisë bashkëpunimet e kapacitetit ndërkombëtar në shumë dimensione, mbi të gjitha të ngrihet niveli i industrializmit të vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Një iniciativë tjetër është “bashkëpunimi i tre porteve detare”, pra atyre të detit Adriaktik, Baltik dhe të Detit të Zi, si dhe të ndërtohen zonz industriale në porte me kushte të përshtatshme.

Së katërti, formati i ri i financimit. Kina këshillon palët përkatëse të fillojnë diskutimin e krijimit të ndërmarrjes financiare 16, të modelit “e-business + financim”, bashkëpunimet dhe shkëmbimet rajonale dhe ndërkombëtare shumëpalëshe, ndërmjet institutit financiar të Kinës me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillimit të Europës. Kina do të mbështesë vendet e EQL-së në formimin e sistemit të likujtimit në monedhën kineze juanë.

Së pesti, rritje në investim dhe tregti. Kina dëshiron të krijojnë kushte lehtësuese bashkë me 16 vende të tjera, që të ngrejnë ura mes ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla në dy kontinente, të zgjerojnë gjithashtu bashkëpunimin bujqësor, të produkteve ushqimore si dhe të nxisë zhvillimin e balancuar të tregtisë.

Së gjashti, zgjerimi i shkëmbimet njerëzore e kulturore. Propozimi i përcaktimit të vitit 2016 si “viti i shkëmbimeve njerëzore e kulturore” vjen nga Kina. Ideja është mbajtje e aktiviteteve kulturore në fushën arsimore, teknologjike, rinore, shëndetësore, mediatike dhe të think-tank-ut.

Si mund të përfitojë Shqipëria nga “Bashkëpunim 16+1”?

Në takimin me kryeministrin Edi Rama, kryeministri Li theksoi se qeveria kineze përkrah kompanitë kineze të marrin pjesë në program infrastruktror të Shqipërisë, p.sh. në ndërtimin e portit, të hekurudhës dhe të rrjetit elektrik, në zonën industriale, dëshiron nisjen e ndërtimit të Rrugës së Arbrit, si dhe të zgjerojë bashkëpunimet me palë shqiptaren në fusën e financimit, të minierave dhe të bujqësisë. Kryministri Rama konfirmoi se Shqipëria i kushton rëndësi marrëdhënieve me Kinën dhe mirëpret prezancën e Kinës në projekte infrastrukturore, të tregtisë së produkteve bujqësore dhe në bashkëpunimin turistik, duke shprehur vullnetin në lehtësimin e lëshimit të vizave shqiptare për shtetasit kinezë.

Kina dhe Shqipëria kanë marrëdhëniet tradicionale miqësore. Midis dy vendeve ekziston një hapësirë ekonomike dhe potenciale për bashkëpunimet. Tani Shqipëria po pret zhvillimin e shpejtë, ndërsa “Bashkëpunim 16+1” u sjellë të dyja palëve shanse ekonomiko-tregtare në kohën e duhur, kështu që të dy vendet duhet të shfrytëzojnë këto raste të çmuara, të krijojnë formatin e ri të financimit, duke marrë në konsideratë gjithashtu shkëmbimet njerëzore e kulturore dhe ato vendore, të cilat ofrojnë burime të vazhdueshme për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat