Fatos Klosi: Shqipëria jo në “shijet”e terroristëve, si i eliminuam pas ’97 egjiptianët e Al-Kaedës

Shqipëria

Fatos Klosi: Shqipëria jo në “shijet”e terroristëve, si i eliminuam pas ’97 egjiptianët e Al-Kaedës

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 08:38

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar(SHIK) Fatos Klosi ka folur për rrezikun e kërcënimeve terroriste në Shqipëri dhe për terroristët që u arrestuan në vitin 1997 në vendin tonë.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli’, Klosi tregon se për të luftuar terrorizmin “duhet të sillesh si terrorist”. Ai thotë se Shqipëria nuk është në “shijet” e terroristëve dhe të tjerë “nuk e dinë ku biem në hartë”. 17 vite më parë, shërbimet inteligjente të Francës sinjalizuan SHIK-un se në Shqipëri fshiheshin terroriste të rrezikshëm egjiptianë, që doli se kishin lidhje me Al-Kaedën. Më i kërkuari dhe më i rrezikshmi ka qenë Salah El-Sayed 28 vjeç, ndërsa sipas Klosit, këta xhihadistë kishin ardhur në Shqipëri për t’u strehuar dhe jo për të kryer akte terroriste.

Klosi shton se SHIK nuk kishte asnjë informacion për këta persona, por u informuan nga agjencitë e vendeve të tjera, nga shërbimet franceze e amerikane. Ishin 5 të shumëkërkuar që fshiheshin në Shqipëri, ku 4 prej u arrestuan një mëngjes duke ikur për në punë, kurse i pesti El-Sayed bëri rezistencë, ku mbeti dhe i vrarë dhe u plagos Artan Didi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat