Braçe: Berisha s’mund të bëjë pis LANC duke veshur me lavdi kuislingët

Shqipëria

Braçe: Berisha s’mund të bëjë pis LANC duke veshur me lavdi kuislingët

Nga: Gjergj Koja Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 23:06

Deputeti socialist Erjon Braçe thotë se ish-Kryeministri Sali Berisha nuk mundë të bëjë pis Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare duke përkujtuar, lartësuar e veshur me lavdi kuislinget, ministra e zyrtarë të qeverive fashiste e naziste.

“Shqipëria e shqiptarëve,kurrë e tradhtarëve! Partia e Sali Berishës nuk do të mundë kurrë të bëjë pis Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare!

As kur ndërron datën e çlirimit të vendit, as kur mungon në ceremoni, as kur mungon në varrezat e dëshmorëve, as kur nuk thotë asnjë fjalë për dëshmorët e kombit, as kur ngatërron “dëshmorët e saj” apo “gardistët e diktaturës” me luftën për liri, kundër fashizmit e nazizmit!

Por mbi të gjitha, partia e Sali Berishës, nuk do mundë kurrë, po e përsëris kurrë, të bëjë pis luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke përkujtuar, lartësuar e veshur me lavdi kuislinget, ministra e zyrtarë të qeverive fashiste e naziste gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare! Ndaj, kur dërdëllisin për “përballje pa kthim”, duhet të kujtojnë se kurrë nuk do mund të ndryshojnë historinë e tradhtarëve”, shprehet Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat