Meta merr pjesë në aktivitetet me rastin e ditëve të Nëntorit shqiptar në Dyseldorf

Shqipëria

Meta merr pjesë në aktivitetet me rastin e ditëve të Nëntorit shqiptar në Dyseldorf

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 18:47

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e ditëve të nëntorit shqiptar në Dyseldorf. Meta shoqërohej në këtë takim nga ambasadori shqiptar në Gjermani, Artur Kuko, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Konsullja e Nderit, Anduena Stephan.

Kryetari i Kuvendit mori pjesë dhe në koncertin festiv ku morën pjesë më shumë se 450 të ftuar në qytetin Dyseldorf ku u shpalosën vlerat e kulturës shqiptare. Konsullja e Nderit, Anduena Stephan, vlerësoi vizitën e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

“28 nëntori është festa e të gjithës shqiptarëve. Për ne këtu në Gjermani dhe për diasporën ishte një përvjetor shumë i veçantë sepse mes nesh patëm edhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili pati takime të nivelit të lartë me shumë përfaqësues të politikës Gjermane të Landit tonë dhe të Parlamentit. Ky aktivitet përveç aspektit politik, u shoqërua me festime edhe nga ana kulturore. Ishte jashtëzakonisht e veçantë ekspozita e artit shqiptar , që u mbajt në godinën e Parlamentit të Landit dhe do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë publikun gjerman edhe në vazhdimësi. Kjo ekspozitë dha impresionet e para të punimeve kulturore në fushën e artit pamor.

Po ashtu,tepër e veçantë ishte dhe koncerti i madh festiv që u bë në praninë e më shumë se 450 të ftuarve në qytetin e Dyseldorfit në një sallë jashtëzakonisht të veçantë që mban dhe emrin e një nga kompozitorëve më të shquar të Landit tonë, Robert Schuman dhe në të cilën u shpalosën vlerat e kulturës shqiptare si dhe asaj simfonike, baletit kontemporan, të muzikës iso-polifonike dhe asaj qytetare shqiptare. Ishte një event që nga publiku gjerman është mirëpritur jashtëzakonisht pozitivisht. U ndje fort nevoja që aktivitete të këtij lloji të shtohen”, theksoi Konsullja e Nderit, Anduena Stephan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat