Kushtetuesja rrëzon Gjykatën e Lartë: Ushtrimi i prostitucionit nuk dekriminalizohet

Shqipëria

Kushtetuesja rrëzon Gjykatën e Lartë: Ushtrimi i prostitucionit nuk dekriminalizohet

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 18:17

Prostitucioni nuk do të dekriminalizohet. Kushtetuesja nga rrëzuar kërkesën e Gjykatës së Lartë për shfuqizimin e paragrafit të parë të nenit 133 të kodit penal, duke u shprehur se ushtrimi i prostitucionit do të vijojë të mbetet vepër penale, që dënohet nga gjobë deri në 3 vjet burg.

Referuar nenit 113 të Kodit Penal si personi që ushtron prostitucion si personi që përfiton favore seksuale dënohen me gjobë deri në tre vite burgim.

Sipas argumentave të Gjykatës Kushtetuese referuar thuhet se asnjë nga palët në gjykim nuk paraqiti të dhëna për të argumentuar se viktimat e prostitucionit mbrohen më mirë me dekriminalizimin e kësaj vepre penale ose me përcaktimin e kësaj vepre si kundërvajtje administrative’.

Në të njëjtin arsyetim Kushtetuesja shprehet se i takon gjykatave të shkallës së parë të japin masën e dënimit midis gjobës dhe burgimit kur ato japin një vendim bazuar mbi personat e shfrytëzuar për prostitucion. Pretendimeve se ky nen cënon barazin gjinore në argumentin 28 gjykata kushtetuese teksa rrëzon kërkesën shpjegon se “neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Për më tepër, dispozita dënon subjektet, kategorinë e meshkujve/femrave që ushtrojnë prostitucion me vullnet të lirë’’.

Kërkesa e Gjykatës së Lartë për dekriminalizimin e nenit 113 të kodit penal për veprat penale që lidhen me prostitucionin u shqyrtua në seancën e 23 Prillit në Kushtetuese e cila me vendimin e saj lë në fuqi dënimin si për femrat e shfrytëzuara si për përfituesit e favoreve seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat