Veliaj: Në 2016, sheshi 'Skënderbej' kthehet në pedonale

Shqipëria

Veliaj: Në 2016, sheshi 'Skënderbej' kthehet në pedonale

Nga: Gjergj Koja Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 17:47

Nga 2016 Sheshi “Skënderbej” do të kthehet në pedonale. Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Ky i fundit tha se plani i pedonales është i njëjtë me planin e lënë nga Rama por do ti shtohen më shumë hapësira të gjelbërta.

"Nuk është momenti për të folur me detaje, do të kemi disa modifikime të projektit.  Do të shtojmë më shumë hapësira të gjelbërta. i gjithë ky sheshi i madh, ju e dini fare mirë, sidomos gjatë kohës së verës, është shumë i nxehtë për t’u kaluar vetëm në një shesh pa gjelbërim.

Projekti i amenduar  ka disa rregullime që vetëm shtojnë gjelbërimin.  Kjo ka qenë motoja e gjithë këtij mandat, e këtyre 100 ditëve të para, që ne të shtojmë gjelbërim. Siç u sollëm me Bulevardin e Ri, ku kemi shtuar një park qendror,  edhe sheshi ‘Skënderbej’ ka përqindje më të madhe gjelbërimi. Por, para se të fillojmë me sheshin, do të fillojmë me Unazën e Vogël, që kalon mbas Operas dhe Hotel Tiranës. Qeveria dhe Kryeministri kanë miratuar shpronësimet aty dhe besoj se, duke zgjidhur edhe çështjen e trafikut, jemi gati të fillojmë punimet në shesh. Kështu që, do të respektojmë këtë rend të gjërave", tha Veliaj

Referuar përmbytjeve të ditëve të fundit në kryeqytet Veliaj tha se jemi ne që i bëjme dëm natyrës dhe ajo na kthen përgjigjje. "Megjithatë un nuk jam këtu për të bërë deklarata politike,
por jam këtu për të thënë se natyra përgjigjet sic ja bëjmë ne", tha Veliaj.

Ndërkohë lidhur me aktivitetet për 29 Nëntorin, Veliaj tha se kulmi do të jetë koncerti i mbrëmjes i këngëtarit të famshëm  britanik John Neyman. Veliaj tha se të gjitha bizneset lokalet e dyqanet do të jenë të hapura 24 orë ditën e sotme pasi e nesërmja është një ditë pushimi.

"Të gjitha aktivitetet i financojnë kompani private ashtu si "nisma Dhuro një çerdhe apo korsitë tek Dritan Hoxha, kjo është gjë e mirë pasi nuk prek aspak buxhetin e Bashkisë", tha Veliaj.

Kryebashkiaku iu bashkua ditës së tretë pa makina që zhvillohet në Tiranë dhe tha se më 29 nëntor Bashkia ka zgjedhur ta çlirojë Tiranën nga makinat.

"Pas përfundimit të festave sot, do të fillojmë zbukurimin e qytetit. Në 6 dhjetor do të ndezim dritat në të gjithë qytetin. Siç ka ndodhur me aktivitetet që kemi bërë deri tani, të gjitha aktivitetet sponsorizohen nga kompani. Siç bëmë me “Adopto një çerdhe”, siç po bëjmë me

festat sot, sepse unë besoj se Bashkia që ka plot probleme të tjera nuk duhet të harxhojë më për festime. Në një qytet që prodhon 50% të ekonomisë së vendit, prodhon edhe 50% të sponsorizimeve apo bujarisë së vendit. Më duket shumë normale që sot Bashkia nuk shpenzon, por sot të gjitha këto shpenzime përballohen nga bizneset në Tiranë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat