Ndryshimet klimatike, Nishani mes Udhëheqësve Botërorë në Paris

Shqipëria

Ndryshimet klimatike, Nishani mes Udhëheqësve Botërorë në Paris

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:45

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar është nisur këtë të dielë drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve Botërorë mbi Ndryshimet Klimatike COP21 që do të mbahet në Paris, në kuadër të Konferencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë këtij takimi organizuar me iniciativë të Presidentit francez, François Hollande dhe ministrit të Jashtëm francez, njëkohësisht President i Konventës mbi Ndryshimet Klimatike (COP21), Kreu i Shtetit shqiptar pritet të mbajë një deklaratë në emër të Shqipërisë si dhe të zhvillojë takime me homologë të pranishëm në këtë konferencë ndërkombëtare, në të cilën do të marrin pjesë rreth 100 krerë shtetesh dhe qeverish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat