Berisha: Rama dekoroi xhelatët e diktaturës. Akt i pashembullt dhe provokacion i rëndë në 25 vjetorin e Lëvizjes Studentore

Shqipëria

Berisha: Rama dekoroi xhelatët e diktaturës. Akt i pashembullt dhe provokacion i rëndë në 25 vjetorin e Lëvizjes Studentore

Nga: Gjergj Koja Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:30

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon Kreun e Qeverisë Edi Rama se ka dekoruar xhelatët e genocidit komunist. Berisha thekson se ky është akti më i pashembullt në 25 vjetorin e lëvizjes studentore, duke e cilësuar atë provokacion të rëndë, të ulët.

"Neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, kreu i meduzes se krimit te organizuar shqiptar, nipi i bllokmenit Spiro Koleka, xhelatit te inteligjences teknike shqiptare, i biri Kristaq Rames, njerit prej autoreve te genocidit komunist, me firmen e te cilit u var ne vitin 1989 poeti disident Havzi Nela dhe u egzekutuan me akuza fallco qytetare te pafajshem, pasi rehabilitoi vitin e kaluar Enver Hoxhen, dekoroi sot ish ministra te Enver Hoxhes dhe drejtues te larte te policise famkeqe te Enver Hoxhes, xhelate te vertete te genocidit komunist.
Ai dekoroi Vito Kapon, ministren dhe ish sekretaren e Enver Hoxhes, Hitlerit te Pasluftes se Dyte Boterore, te vene e Hysni Kapos dhe xhelat te hierarkise se larte te sigurimit famkeq te shtetit, si xhelati Rakip Beqaj, zevendes drejtor i sigurimit te shtetit; xhelati Xhafer Peci, drejtor per disa dekada i kufirit, ne te cilin u vrane qindra dhe mijera te nisur per ne boten e lire; xhelati famezi Shyqyri Çoku, drejtues te tjere te larte te policise sekrete, gjykates, prokurore, persekutore, vrases, torturures, perdhunues, internues te qindra e mijera qytetareve te pafajshem shqiptare, intelektuale, klerike, qytetare te thjeshte vetem e vetem per besimin e tyre tek Zoti, liria dhe vlerat e saj universale.
Ne listen e meposhteme jane emrat e disa prej tyre. Ky akt i pashembullt ne prag te 25 vjetorit te levizjes studentore eshte provokacioni tjeter me i rende, me i ulet pas rehabilitimit te Enver Hoxhes, qe Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmeneve mizor, ju ben shqiptareve qe perjtuan kalvarin e eger komunist, qe sakrifikuan jeten e rinine e tyre per lirie dhe vlerat e saj.
Ky akt çnjerezor i dekorimit te xhelateve barbare te qindra dhe mijera shqiptareve nga neo-bllokmeni Edi Rama, eshte nje provokim i ulet dhe poshterim i hapur ndaj te gjithe atyre qe 25 vite me pare permbysen ne Shqiperi diktaturen komuniste me te eger ne Europe.
Te dekorosh sot, ne Shqiperine anetare te NATOs dhe vend kandidat per anetar ne BE, ish armiqte e betuar te vendeve te lira, te NATOs dhe BE dhe xhelatet te popullit tend, eshte nje sfide dhe ofendim per miqte e shqiptareve ne mbare boten. Ky akt i turpshem eshte nje thirrje per cdo qytetar shqiptar qe i beson lirise dhe vlerave te saj, qe me 8 dhjetor t'iu rezervojme bijeve bastard te bllokemeneve ate qe iu rezervuam 25 vjet me pare eterve mizor. sb
"Ja ish-sigurimsat dhe krerët e Degëve të Brendshme që dekoroi Rama. Ndër ta, dhe hetuesi i At Zef Pllumit /LISTA
Zbardhet lista. Qeveria dekoroi vjet me Medaljen e Mirënjohjes, funksionarë të PPSH-së, drejtues madhorë, oficerë e agjentë të Sigurimit të Shtetit, kryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, prokurorë që kanë kërkuar dënime me vdekje, gjykatës që kanë dhënë vendime për varje e pushkatim si dhe dëshmitarë në gjyqet e montuara të diktaturës.
Motivacioni për nderimin shtetëror të tyre, 25 vite pas rënies së komunizmit, ishte: “Për kontributin në Luftën për Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë.”
Lista
Vito Kapo
Rakip Beqaj, Zv.drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit
Gani Kodra, Shefi i Sigurimit të Byrosë Politike
Xhafer Peçi, Drejtor i Kufirit në Ministrinë e Brendshme dhe Komandant i Gardës 1971-1883
Mark Dodani, figurë emblematike e Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Xhakoni dhe Studenti, që mbante lidhje direkte me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.
Murat Kamani, prokurori ushtarak o Beqir Ballukut, Petrit Dukes dhe Hito Çakos e Rrahman parllakut. E vlerësoi grupin komplotist dhe kërkoi dënimin e tyre me vdekje.
Anastas Koroveshi, gjyqtar i Gjykatës Ushtarake Tiranë.
Qemal Hysenaj, Kryetar i Degës së Punësve të Brendshme të Fierit
Ernesto Jakova, Zv.drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake, I dënuar në grupin “Puçi ushtarak /74”
Jani Pasko, kryetar i rrethit Berat
Mustafa Beqari, oficer i Degës së Punëve të Brendshme
Isa Miloti, oficer i Sigurimit të Shtetit Shkodër
Shyqyri Çoku, hetuesi i At Zef Pllumit (Rrno vetëm për me tregue)
Gani Kodra
Njazi jaho
Hamit Myhyrdari
Kadri Balla
Ilo Kodra
Kadri Balla
Dimitra Jakova
Xhoxhi Konomi
Mane Aliaj
Llambi Gegeni
Emro Kondi
Agim Bejleri
Duro Shehu
Karafil Kalemi
Sadush Kumbaro
Eqerem Beci
Demir Progdani
Dhimitër Brisku
Nonda Baka
Fahri Kraha"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat