Vasili: Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve

Shqipëria

Vasili: Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve

Nga: Gjergj Koja Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 14:44

Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve. Kështu u shpreh Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, duke reaguar një ditë pas arrestimit nga policia të Albin Kurtit. Vasili ka apeluar që pozita dhe opozita në Kosovë duhet të braktisin cdo formë përjashtuese apo bllokuese tëtë bërit politikë.

“Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo forme përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin,institucionet dhe kuadrin kushtetues”, - tha Vasili në prononcimin e tij për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat