Prokurori i arrestuar në gjyq: Kam marrë vetëm pagën time, verifikohet lehtë

Shqipëria

Prokurori i arrestuar në gjyq: Kam marrë vetëm pagën time, verifikohet lehtë

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 08:06

I mësuar prej vitesh të ulej në tavolinën e prokurorit në një sallë gjyqi, dje Petrit Vukaj ka qënë përballë saj në kafazin e hekurt. Gjatë seancës ai ka përjashtuar veten nga çdo aferë korruptive.

“Kam mbi 20 vjet punë në Prokurori dhe përveç pagës sime, kurrë në asnjë rrethanë, nuk kam marrë ndonjë lloj përfitimi tjetër. Asnjë qindarkë. Është lehtësisht e verifikueshme. Kush pretendon të kundërtën, jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo kohë me të,” shpresohet të jetë shprehur Vukaj.

Ai ka shpjeguar dhe kërkesën e tij në Gjykatën e Fierit për pezullim të dënimit me burg të Elton Xhemalit. Sipas tij, familjet e të dëmtuarit dhe akuzuarit ishin pajtuar me njera-tjetrën. “Vetëm kur janë normalizuar marrëdhëniet mes familjes të të dëmtuarit dhe akuzuarit, kjo me akt të shkruar dhe me dekrlaim para oficerit të Policisë Gjyqësore, vetëm atëhërë kemi rënë dakord si organ akuze që të kërkojmë dënimin e tij me burg dhe më pas zëvendësimin me dënim në shërbimin e provës,” ka pretenduar Vukaj. Ai ka këmbëngulur se nuk ka bërë ndonjë favorizim. “Jo vetëm që nuk kam favorizuar, pork am këmbëngulur për arrest me burg për të/ Panorama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat