Kush është 90 vjeçari tropojan, besnik i Edi Ramës?

Shqipëria

Kush është 90 vjeçari tropojan, besnik i Edi Ramës?

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 22:38

Sot, kryeministri Edi Rama ka qenë në Vlorë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përvitshme që organizohet për pavarësinë e Shqipërisë.

Ndër ceremonitë e zakonshme ka spikatur takimi i tij me një burrë të moshuar mes tyrës.

Zotëria në fjalë mbante qeleshe dhe disa dekorata mbi xhaketë.

Ai u shpreh për mediat se është një patriot dhe se vjen gjithnjë në Vlorë.

Kësaj here ai takoi me shumë gëzim Ramën, me të cilin këmbeu disa fjalë.

Mësohet se personi në fjalë quhet Qazim Uka dhe është një 90-vjeçar nga Tropoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat